E enjte, 7 Nëntor, 2024

INTERVISTË| Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë: Të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë në arsim

- Advertisement1-

Intervistë me Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë

Sa është e vështirë ta drejtosh një shkollë ( çfarë do të thotë për ju të jeni drejtoreshë e një shkolle)?

- Advertisement -

Duke marr parasysh se çdo profesion ka vështërsitë e veta ,gjithashtu drejtimi i një shkollë është sfidues dhe kompleks.

Të jesh drejtoreshë e të ngritesh në karrierë përcillet me një lloj krenarie dhe krahas kësaj do të thotë të kesh përgjegjësi të mëdha për edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve, si dhe të jesh një udhëheqëse e aftë për të përballuar sfidat dhe për të ndihmuar në zhvillimin e një mjedisi të frytshëm mësimor, të konsolidohen ide për metodologji të reja bashkëkohore me mësimdhënës,kërkohet impenjim në çdo cep të shkollës,mentorim dhe monitorim të vazhdueshëm.

Jam e privilegjuar që kam qenë nxënësë e kësaj shkolle për 8 vite, si dhe tani si drejtoresha e parë femër e kësaj shkolle, ndihem krenare që po drejtoj shkollën e lagjës sime ku jam rritur.

Andaj me tërë qenien time së bashku me komunitetin, stafin e shkollës po mundohemi t’i arrijmë synimet në ndërtimin e një mjedisi arsimor, të pasur dhe inkurajues të vazhdueshën për të gjithë nxënësit.

Si fillon dita e juaj e punës dhe si përfundon?

Fillimisht takimi im i parë është në sallën e arsimtarëve, ku ju uroj një ditë të mbarë dhe nëse ka ndonjë informatë i njoftoj.

- Advertisement -rrrrrrr

Pranimi i nxënësve te hyrja e shkollës,bëhet zakonisht duke u shoqëruar me një melodi relaksuese. Pasi fillon ora e parë vazhdoj me takimin e stafit menaxhues dhe më pas kontrollimi i e-mailit zyrtar dhe varësisht nga lista,monitorime, takime në nivel aktivi dhe takime individuale me mësimdhënës dhe në fund përfundon me takimin e stafit udhëheqës duke analizuar rrjedhshmërinë e punës së asaj dite.

Cilat janë të arriturat e shkollës deri më tani?

Jam e kënaqur me arritjet e nxënësve edhe pse ne nuk duhet të kënaqemi, por, të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë.

Suksesi i tyre është një dëshmi e përkushtimit ndaj mësimit dhe përpjekjeve individuale si dhe me punën dhe përkushtimin e stafit dhe përkrahjen e prindërve.

Është një ndjenjë frymëzimi të shohësh nxënësit të zhvillohen dhe të shquhen në fusha të ndryshme.

Sa nxënës ka shkolla?

Shkolla jonë ka mbi 1000 nxënës të dy niveleve, nga niveli parafillor deri në klasën e nëntë.

Çfarë ka ndryshuar në këtë shkollë nën drejtimin tuaj, mbi 7 vite?

Krijimi i një klime të mirë bashkëpunuese brenda shkollës,është rrit dinamika e punës së përditshme, llogaridhënja, disiplina, kodi I sjelljes,bashkëpunimi me institucione tjera qoftë me MASHT,DKA si dhe me organizata të ndryshme vendore dhe nderkombëtare.

Ndërsa sa i perket infrastrukturës, kemi krijuar edhe dy hyrje për nxënës, kemi aktivizuar klubet, klasat parafillore i kemi sistemuar ne katin e parë me hyrje të veçantë si dhe disa investime pas kerkesave të drejtorisë, të mbështetura nga Komuna e Prishtinës dhe disa OJQ.

Cili është çelësi i suksesit të një drejtori të suksesshëm?

Ekzistojnë disa faktor qe e cilësojnë një drejtor të sukseshëm:
Mendoj se një drejtor i sukseshëm është nëse ka një vision dhe strategji të qartë për institucionin,të ndërtoj ekipe të cilat duhet drejtuar dhe motivuar, krijimi dhe kultivimi i mardhënieve të mira ndërkolegiale, identifikimin e nevojave profesionale, rreziqeve dhe menxhimin e tyre në mënyrë efikase.

Çfarë metodash përdorni për t’i motivuar nxënësit dhe mësimdhënësit?

Nxënësit motivohen nga mësimdhënësit, por edhe nga drejtoria e shkollës, si:mirënjohje,lavdata poashtu vlen të përmendet se viteve të fundit është bërë përzgjedhja e klasës më të disiplinuar,pastaj dhe klasa me më pak mungesa dhe me notën mesatare me të lartë, shpërblehen me ekskurzion brenda Kosovës,si dhe fotografimin e klasës dhe vendosja në hollin e shkollës.

Ngjashëm veprohet edhe me mësimdhënësit, duke i shpërblyer me mirënjohje për punën dhe rezultatet që tregojnë ,për profesionalizmin e treguar karshi nxënësve.

Më lejoni që me plot kuptimin e fjalës ta them,jam e lumtur dhe krenare me nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës sonë dhe mëse e lumtur që së bashku po shënojmë 60-vjetorin e shkollës sonë.

Cila është motoja e juaj e punës?

Motoja ime për punën, është “Nxitja e zhvillimit të plotë të nxënësve dhe drejtimit të stafit drejt shkëlqimit akademik dhe profesional”.

“Arsimi është mënyra më e mirë për të ndryshuar botën”-Nelson Mandela.

Për fund, cili është mesazhi juaj për mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit?

Porosia ime për të gjithë mësimdhënësit është, që ta zotërojnë punën dhe misionin fisnik që e kanë, si dhe të japin nga vetja kulturën, edukatën dhe njohuritë që kanë për nxënësit e tyre, me qëllim që të jetë kontribut i çmuar në ngritjen dhe emancipimin e gjeneratave të reja. /AlbanianEducation.net/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

E dhimbshme: Vdes nxënësi Dijar Podvorica nga Vushtrria

Ditë e rëndë për qytetin e Vushtrrisë dhe shkollën fillore "Ali Kelmendi", të cilët...

Kompania LIRI gëzon fëmijët e Institucionit Parashkollor të lagjes “Bajram Curri”, në Prizren

Kompania LIRI ka gëzuar sot fëmijët e Institucionit Parashkollor të lagjes "Bajram Curri", në...

Nagavci: Një nga prioritetet në Strategjinë e Arsimit ’22-’26 është përmirësimi i cilësisë së arsimit të lartë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, gjatë prezantimit të Platformës Pivot-RP, ka thënë se një...

Njihuni me 13 vjeçaren nga Ferizaji e cila vendosi të punojë për t’a ndihmuar babain e saj

Dëshira e madhe për t’i ndihmuar babait të saj e shtyu të punojë që...