Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të ishte një moment tejet emocionues dhe i rëndësishëm.
Ajo në një intervistë për AlbnianEducation.net thotë se një mësimëdhënës i suksesshëm duhet të ketë aftësi komunikimi, durim, fleksibilitet, kreativitet dhe njohuri të thella mbi lëndën që mëson, si dhe aftësinë për të motivuar dhe angazhuar nxënësit.
Mësuesja Vlora jep mendimin e saj edhe nëse duhet të testohen apo jo mësimdhënësit.
Lexoni të plotë intervistën me mësimdhënësen, Vlora Ramaja dhënë për AlbanianEducation.net:
Një prezentim i shkurtës Cv juaj ?
“Një mësues i mirë mund të frymëzojë shpresë, të ndezë imagjinatën dhe të ushqejë dashurinë për të mësuar.”
Jam Vlora Ramaja, e lindur me 09.02.1983 në Gjakovë. Jam e martuar dhe jam nënë e katër fëmijëve. Unë punoj si mësimëdhënëse qe 17 vite. Marrja e ditarit për herë të parë si mësimëdhënëse ishte një moment i rëndësishëm dhe emocionues në vitin 2008 në shkollën “Zef Lush Marku” në Brekocë. Ndërsa që në vitin 2020 punoj në shkollën “Anton Çetta” në Dol.
Cili është roli i mësimdhënësit në procesin e mësimdhënies dhe të nxënies?
Roli i mësimëdhënësit është të udhëheqë, motivojë dhe mbështesë nxënësit në procesin e të nxënit. Ai/ajo shërben si udhëzues, model dhe nxitës i mendimit kritik, duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për mësim.
Çfarë aftësish duhet të ketë një mësimdhënës i suksesshëm?
Një mësimëdhënës i suksesshëm duhet të ketë aftësi komunikimi, durim, fleksibilitet, kreativitet, njohuri të thella mbi lëndën që mëson, si dhe aftësinë për të motivuar dhe angazhuar nxënësit.
Si ndikon stili i mësimdhënies në rezultatet e nxënësve?
Stili i mësimdhënies ndikon në mënyrën se si nxënësit përvetësojnë njohuritë. Një stil i përshtatshëm, që përfshin metoda interaktive dhe të personalizuara, ndihmon në përmirësimin e të kuptuarit dhe rezultateve të nxënësve.
Çfarë llojesh metodash mësimdhënësish ekzistojnë dhe si përdoren ato në klasë?
Metoda e ligjeratës – Përdoret për të shpjeguar konceptet kryesore.
Metoda e diskutimit – Nxit mendimin kritik dhe bashkëpunimin.
Mësimi i bazuar në projekte – Ndihmon nxënësit të zgjidhin probleme në mënyrë kreative.
Metoda e lojës dhe simulimeve – E bën mësimin më argëtues dhe praktik.
Si mund të krijohet një ambient pozitiv mësimor nga mësimdhënësi?
Duke treguar respekt dhe empati ndaj nxënësve.
Duke inkurajuar pjesëmarrjen aktive dhe mendimin kritik.
Duke krijuar një atmosferë të sigurt dhe miqësore për të nxënit.
Duke përdorur metoda të ndryshme për të përfshirë të gjithë nxënësit.
A mendon qe duhet të bëhet testimi tek mësimdhënësit?
Testimi mund të ndihmoj në identifikimin e fushave ku mësimdhënësit kanë nevojë per zhvillim profesional dhe trajnime shtesë.
©Albanian Education – Të gjitha të drejtat e rezervuara