Shqipe Haxhija nga viti 2013 punon si mësuese në shkollën fillore “Dy Dëshmorët” në fshatin Sheremet të Gjakovës. Ajo ka përfunduar Fakultetin e Edukimit, të Shkencave Sociale dhe të Infermierisë të përgjthshme. Ajo është edhe presidente e OJQ Lions Club Gjakova.
“Stili i mësimdhënies ndikon drejtpërdrejt në rezultatet e nxënësve duke ndihmuar në të kuptuarit, motivimin dhe angazhimin e tyre”, thotë mësuesja Shqipe në një intervistë për AlbanianEducation.net.
Ajo në këtë intervistë flet ndër të tjera edhe për çështjen apo jo të testimit të mësimdhënësve.
Lexoni intervistën e plotë me Shqipe Haxhija, mësuese në shkollën fillore “Dy Dëshmorët” në fshatin Sheremet të Gjakovës:
Një CV e juaja që t’iu njohin lexuesit tonë më shumë?
Unë jam Shqipe Haxhija e lindur në Prishtinë, punoj si mësimdhënëse me klasën përgatitore në kuader të SH.F.M.U ” Dy Dëshmorët” , në fshatin Sheremet të Gjakovës që nga viti 2013.
Kam përfunduar Fakultetin e Edukimit, Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Fakultetin e
Infermierisë së përgjithshme. Poashtu jam edhe presidente e OJQ Lions Club Gjakova.
Çfarë ju frymëzon ju?
Ajo që më frymëzon është të krijoj një mjedis mësimor të sigurt, ku nxënësit të ndihen të vlerësuar dhe të motivuar për të mësuar. Unë besoj se çdo nxënës ka aftësi të ndryshme dhe qëllimi im është të përdor teknika mësimore të përshtatura për nevojat e tyre, duke promovuar zhvillimin e aftësive të menduarit kritik dhe të pavarur. Jam gjithmonë e angazhuar për të ndihmuar çdo nxënës të arrijë potencialin e tij më të lartë dhe për të krijuar një atmosferë që nxit bashkëpunimin dhe respektin.
Cili është roli i mësimdhënësit në procesin e mësimdhënjes dhe mësimnxënies?
Roli i mësimdhënësit në procesin e mësimdhënjes dhe mësimnxënjes është udhëheqës motivues mbështetës për nxënësit. Planifikimi dhe organizimi mësimor krijon një ambient të favorshëm për të nxën, inkurajon pjesmarrjen aktive dhe përdor metoda bashkohore për të lehtësuar të kuptuarit.
Çka ndikon në rezultatet e nxënësve?
Stili i mësimdhënies ndikon drejtpërdrejt në rezultatet e nxënësve duke ndihmuar në të kuptuarit, motivimin dhe angazhimin e tyre. Një stil fleksibil dhe intereaktiv rrit pjesmarrjen, nxit të menduarit kritik dhe përmirson vetbesimin e nxënësve. Metodat e përshtatshme e bëjnë mësimin më efektiv, duke arritur rezultate më të mira.
Sa metoda të mësimdhënies ekzistojnë sipas jush?
Ekzistojnë disa metoda mësimdhënje: metoda tradicionale (dhënia e leksioneve), metoda interaktive (diskutime, punë në grupe), mësimi me bazë problemin (zgjedhja e situatave reale), mësimi bashkëpunues (nxënësit ndihmojnë njëri-tjetrin), mësimi praktik (eksperimental), mësimi i bazuar në teknologji (përdorimi i bazuar në mjete dixhitale).
Si mund ta krijoi mësimdhënësi një ambient pozitiv?
Një mësimdhënës krijon një ambient pozitiv mësimor duke ndërtuar marrëdhënie të mira me nxënësit inkurajuar pjesmarrjen, siguruar një mjedis të sigurtë, pështatur metoda të mësimdhënies, dhe vlersuar përparimet e tyre. Kjo ndihmon në motivimin dhe përmirsimin e të nxënit.
A duhet të testohen mësimdhënësit sipas jush?
Sa i përket testimit të mësimdhënësve, deri sa ata të jenë të kualifikuar, nuk ka nevojë për një testim të tillë për mësimdhënësit.
Përderisa ekzistojnë edhe inspektimet nga drejtoret e shkollave, vlërsimet e brendshme dhe të jashtme nga ana e kolegeve, besoj që një testim shtesë është i panevojshëm!
Eshtë e vërtetë se ne nuk mund të krijojmë një gjeni. Ne mundemi vetëm t’i japim cdo fëmije shansin për t’i përmbushur të gjitha mundësitë e potencialit të tij.
©Albanian Education – Të gjitha të drejtat e rezervuara