E enjte, 10 Tetor, 2024

INTERVISTË| Mësuesja Blerona Ahmeti nga Akademia jCoders: E ardhmja i përket fushës së teknologjisë

- Advertisement1-

Autor: Albanian Kids Education


Ëndrrën që e kishte në fëmijëri e ka realizuar. U jep dije nxënësve, pra është mësuese, dhe atë në një fushë si teknologjia, ku është e ardhmja. Bëhet fjalë për Blerona Ahmeti e cila është pjesë e Akademisë jCoders. 

- Advertisement -

Mësuese Blerona në një intervistë për Albanian Kids Education (www.kidsofkosova.net) tregon pse e zgjodhi profesionin e mësimdhënëses, si është të punon me nxënës që kanë interesim për fushën e teknologjisë, ndërsa flet edhe për Akademinë jCoders ku është pjesë e saj.

Lexoni të plotë intervistën me mësueses e jCoders, Blerona Ahmeti:

Një CV e shkurtër e juaja?

Unë quhem Blerona Ahmeti dhe jetoj në Prishtinë. Shkollën e mesme e kam përfunduar në
gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, kurse jam krejt në përfundim të studimeve në
UBT, drejtimi “Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri”. Të qenurit mësimdhënëse ishte
dëshira ime qysh në fëmijëri, prandaj nuk mund ta lija vetëm si dëshirë fëmijërore, për këtë arsyje fillova studimet edhe në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, ku
momentalisht jam në vitin e tretë të studimeve. Puna në akademinë jCoders është pjesa
perfekte ku dy fushat e studimit më përputhen dhe që 4 muaj kombinoj aftësitë e mija
teknologjike me shkathtësitë dhe praktikat më të mira për mësimdhënie.

Jeni mësimdhënëse në Akademinë jCoders. Na flisni pak pse e zgjodhët këtë profesion?

Për mua mësimdhënia është më shumë se një profesion, është art që zotërohet dhe
perfeksionohet me kohë. Të jesh mësimdhënës do të thotë të bëhesh fëmijë, të duash ta
shohësh vendin tënd dhe të ardhmen e tij më mirë, të jesh i gatshëm të mësosh nga fëmijët dhe nga bota e tyre misterioze e kurreshtare. Akademia jCoders ishte vendi ideal që unë të jepja më të mirën nga vetja për të mësuar fëmijët rreth teknologjisë, duke i kombinuar teknikat e ndryshme që preferohen për mësimdhënie. Puna këtu, përveç përvojës, çdoherë e më shumë më rrit dhe më formëson në karrierë.

- Advertisement -rrrrrrr

Si është të mësosh fëmijët në një fushë që është më e kërkuara në gjithë botën për momentin?

Të mësosh fëmijët rreth kësaj fushe e cila po bëhet pjesë kruciale dhe e pandashme e jetës sonë është ndjenjë e mrekullueshme, duke qenë se gjatë kësaj kohe i ndjek dhe i sheh fëmijët duke i aplikuar këto njohuri. Teknologjia po u ofron fëmijëve të mësojnë teknika ë ndryshme për zgjidhjen e problemeve, rrit ndërveprimin dhe komunikimin te fëmijët dhe
e bën të mësuarit të jetë pjesë argëtuese e ditës. E kjo e fundit, është vetëm një nga shumë synime që kemi në jCoders.

Çfarë i duhet një nxënësi që të arrijë suksese në fushën e programimit?

Një nxënës për të qenë i suksesshëm në fushën e programimit duhet të ketë dëshirë të
mësojë vazhdimisht, të jetë kurioz, i vetë-motivuar, t’i zhvillojë aftësitë e zgjidhjes së
problemeve e mbi të gjitha ta dojë punën që po bën.

Pse duhet të zgjedhin fëmijët Akademinë jCoders? Na tregoni sa zgjatë shkollimi që të dalë një fëmijë i diplomuar?

Sigurisht se çdo prind do më të mirën për fëmijët e tij në të gjitha aspektet, përfshirë këtu
edhe shkollimin. Akademia jCoders është shembull për krijimin e historive të suksesit për
gjeneratat e reja në fushën e teknologjisë. Sot, shumë fëmijë që kanë qenë pjesë e jCoders, janë duke arritur rezultate të larta në këtë fushë, kurse ata që kanë arritur moshën e lejuar, janë edhe të punësuar.

Varësisht nga mosha dhe njohuritë që nxënësi posedon, përcaktohet edhe viti. Viti zgjat 9 muaj dhe në rast që nxënësi ka sukses, në fund merr diplomën që mban vulën e cilësisë së
edukimit STEM nga Cognia. Unë besoj se rezultatet mbresëlënëse që fëmija do të arrijë
pas një viti do të flasin e të përgjigjen më së miri për pyetjen se pse duhet zgjedhur jCoders.

Për fund, cili është mesazhi juaj si mësimdhënëse për të gjithë prindërit që ende nuk kanë vendosur se ku duan t’i angazhojnë fëmijët e tyre?

Fillimisht, më lejoni t’ju them se fëmijët është mirë të angazhohen në diçka që u pëlqen atyre dhe që ata e bëjnë me dëshirë. Sigurisht, është e mrekullueshme kur fëmijëve u pëlqen dhe u duket interesante fusha e teknologjisë sepse e ardhmja i përket kësaj fushe, andaj në këto raste motivimi dhe kujdesi i prindërve duhet të jetë i lartë. Personalisht, i sugjeroj çdo prindi i cili ka dëshirë që fëmijët e tij të kenë sukses të theksuar në teknologji, të angazhojnë fëmijët e tyre në jCoders. / Albanian Kids Education /

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Fiqiri Çifliku: Teknologjia dhe mirëqenia e fëmijëve si kambanë alarmi në Ditën Botërore Të Shëndetit Mendor

Shkrim nga Fiqiri Çifliku, ekspert i arsimit për Albanian Education   Rasti i vetëlëndimit të nxënësve...

Nobelin për Letërsi e fiton autorja Han Kang nga Koreja e Jugut

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2024 i është dhënë autores koreano-jugore Han Kang...

Rreth 20 nxënëse u vetlënduan në Gjakovë me lojë të ‘Tik Tokut’, Policia mban mbledhje me prind të shkollës “Zekeria Rexha”

Komuna e Gjakovës së fundmi është tronditur nga një situatë e vetëlëndimit të nxënëseve...

MË NË FUND: Ekzekutohen pagat për mësimdhënësit e komunës së Vitisë

Pas nëntë dite pritjeje, punonjësit arsimor të komunës së Vitisë, sot pritet ti marrin...