E enjte, 10 Tetor, 2024

INTERVISTË| Mësuesi Zijajdin Metbala nga Rahoveci: Qe 33 vite jam me ditar në dorë – sot është rënduar pozita e mësimdhënësve

- Advertisement1-

Autor: Albanian Kids Education


Nga viti 1989 është me ditar në dorë dhe i kanë mbetur edhe 5 vite për të dalë në pension. Paralufte tregon se ka udhëtuar deri 10 kilometra nëpër bore e shi vetëm për të edukuar brezat. Bëhet fjalë për mësimdhënësin e Fizikës, Zijajdin Metbala nga Rahoveci. Ai në një intervistë dhënë për Albanian Kids Education (www.kidsofkosova.net) rrëfen jetën prej mësuesi, tregon si ishte të jesh mësimdhënës në kohën e paraluftës dhe si në ditët e sotme.

- Advertisement -

Ai flet edhe për çështje të tjera, si për pagat dhe tregon nëse është për apo kundër testimit të mësimdhënësve.

Lexoni intervistën e plotë:

Një CV e shkurtër e juaja? Në cilën shkollë jepni mësim? Cilën lëndë?

Unë quhem Zijajdin Metbala, i lindur me 29.06.1962 në Rahovec. Punoj në Shmu” Gëzim Hamza-Piktori. Jam mësimdhënësi i lëndës së fizikës.

Në cilin vit keni nisur profesionin e mësimdhënësit? Si e kujtoni?

Në vitin 1989 në fshatin Fortes, Pataqan i ulët dhe Sopniq. Atëherë kushtet ishin shumë të vështira, sepse kam udhëtuar çdo ditë 10 kilometra nëpër shi e borë.

- Advertisement -rrrrrrr

Cilat janë sukseset e shkollës tuaj?

Sukseset e  shkollës sonë janë në disa fusha, në ngritjen e mësidhënies dhe mësimnxënies.

Këtu do e veçoja dy nxënësit  Dion  Shala dhe Merita Durguti që ishit më të mirët në garat Republikane e organizuar nga shoqata Kosovare e Fizikës, duke e zënë vendet e para në nivel komunal dhe të 5 në nivel Republikan.

A mund të na kujtoni një moment që ju ka ngelur në mendje gjatë kohës si mësimdhënës? Pra diçka që nuk do ta harroni asnjëherë?

Çdo herë sukseset e nxënësve janë momentet më të mira. Unë jam shumë i lumtur sepse jam shpërblyer  me mirënjohjen nga Ministria e Arsimit për kontribut të veçantë në fushën e arsimit dhe edukimit me 7 mars 2018.

Sa është e vështirë sot të jesh mësues?

Është e vështirë nga kushtet e punës nga situata  gjatë dhe pas grevës, ku është rënduar pozita e mësimdhënësve.

A duhet të ndodhë testimi i mësimdhënësve apo jo? Nëse po pse, dhe nëse jo, pse?

Unë mendoj se jo,sepse testimi është një proces mjaft kompleks,dhe se në vend të testimit duhet të vijnë inspektorët të bëjnë hospitimin e mësimdhënësve!

Dhe një pyetje për pagat. Sa duhet të ketë pagën një mësimdhënës në Kosovë që të ketë një jetë të dinjitetshme?

Pagat e sotme nuk i përmbahen të gjithat këtkesat andaj ajo duhet rritet, pra të jetë minimum 600 euro! /Albanian Kids Education/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nobelin për Letërsi e fiton autorja Han Kang nga Koreja e Jugut

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2024 i është dhënë autores koreano-jugore Han Kang...

Rreth 20 nxënëse u vetlënduan në Gjakovë me lojë të ‘Tik Tokut’, Policia mban mbledhje me prind të shkollës “Zekeria Rexha”

Komuna e Gjakovës së fundmi është tronditur nga një situatë e vetëlëndimit të nxënëseve...

MË NË FUND: Ekzekutohen pagat për mësimdhënësit e komunës së Vitisë

Pas nëntë dite pritjeje, punonjësit arsimor të komunës së Vitisë, sot pritet ti marrin...

Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës letër Kurtit e Nagavcit, për Kontratën Kolektive 

Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës me seli në Bruksel, ka përgëzuar  SBASHK-un...