E shtunë, 22 Shkurt, 2025

INTERVISTË| Mësuesi Zijajdin Metbala nga Rahoveci: Qe 33 vite jam me ditar në dorë – sot është rënduar pozita e mësimdhënësve

- Advertisement1-

Autor: Albanian Kids Education


Nga viti 1989 është me ditar në dorë dhe i kanë mbetur edhe 5 vite për të dalë në pension. Paralufte tregon se ka udhëtuar deri 10 kilometra nëpër bore e shi vetëm për të edukuar brezat. Bëhet fjalë për mësimdhënësin e Fizikës, Zijajdin Metbala nga Rahoveci. Ai në një intervistë dhënë për Albanian Kids Education (www.kidsofkosova.net) rrëfen jetën prej mësuesi, tregon si ishte të jesh mësimdhënës në kohën e paraluftës dhe si në ditët e sotme.

- Advertisement -

Ai flet edhe për çështje të tjera, si për pagat dhe tregon nëse është për apo kundër testimit të mësimdhënësve.

Lexoni intervistën e plotë:

Një CV e shkurtër e juaja? Në cilën shkollë jepni mësim? Cilën lëndë?

Unë quhem Zijajdin Metbala, i lindur me 29.06.1962 në Rahovec. Punoj në Shmu” Gëzim Hamza-Piktori. Jam mësimdhënësi i lëndës së fizikës.

Në cilin vit keni nisur profesionin e mësimdhënësit? Si e kujtoni?

Në vitin 1989 në fshatin Fortes, Pataqan i ulët dhe Sopniq. Atëherë kushtet ishin shumë të vështira, sepse kam udhëtuar çdo ditë 10 kilometra nëpër shi e borë.

- Advertisement -rrrrrrr

Cilat janë sukseset e shkollës tuaj?

Sukseset e  shkollës sonë janë në disa fusha, në ngritjen e mësidhënies dhe mësimnxënies.

Këtu do e veçoja dy nxënësit  Dion  Shala dhe Merita Durguti që ishit më të mirët në garat Republikane e organizuar nga shoqata Kosovare e Fizikës, duke e zënë vendet e para në nivel komunal dhe të 5 në nivel Republikan.

A mund të na kujtoni një moment që ju ka ngelur në mendje gjatë kohës si mësimdhënës? Pra diçka që nuk do ta harroni asnjëherë?

Çdo herë sukseset e nxënësve janë momentet më të mira. Unë jam shumë i lumtur sepse jam shpërblyer  me mirënjohjen nga Ministria e Arsimit për kontribut të veçantë në fushën e arsimit dhe edukimit me 7 mars 2018.

Sa është e vështirë sot të jesh mësues?

Është e vështirë nga kushtet e punës nga situata  gjatë dhe pas grevës, ku është rënduar pozita e mësimdhënësve.

A duhet të ndodhë testimi i mësimdhënësve apo jo? Nëse po pse, dhe nëse jo, pse?

Unë mendoj se jo,sepse testimi është një proces mjaft kompleks,dhe se në vend të testimit duhet të vijnë inspektorët të bëjnë hospitimin e mësimdhënësve!

Dhe një pyetje për pagat. Sa duhet të ketë pagën një mësimdhënës në Kosovë që të ketë një jetë të dinjitetshme?

Pagat e sotme nuk i përmbahen të gjithat këtkesat andaj ajo duhet rritet, pra të jetë minimum 600 euro! /Albanian Kids Education/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Nga Rrezarta Ibrahimaga Dushi: Dhuna në shkolla nga mësimdhënësit

Dhuna në shkollë nga mësimdhënësit është një temë shumë e rëndësishme dhe delikate, e...

Mësuesja Mihrie Rama, e dëshmuar për profesionalizëm dhe inovacion në procesin mësimor

Mësuesja Mihrie Rama, e lindur më 13 korrik 1985, ka filluar rrugëtimin e saj...

INTERVISTË| Mësuesja Rrezarta Dushi: Ditën kur e kapa ditarin për herë të parë ishte pesha më e madhe e jetës time

Mësuesja Rrezarta Dushi para 15 viteve për herë të parë kapi ditarin dhe doli...