E premte, 17 Janar, 2025

INTERVISTË| Mësuesi Elhami Hasani nga Cernica e Gjilanit: Mësimdhënësit duhet të testohen – por është e rëndësishme nga kush?

- Advertisement1-

Punën si mësimdhënës e ka nisur nga viti 1999, pra nga përfundimi i luftës. Në një intervistë për Albanian Education (www.kisofkosova.net), Elhami Hasani rrëfen për punën e tij si mësues, tregon kujtimet e tij ndër vite, dhe jep përgjigje edhe për temat si: nëse duhet të ndodhë apo jo testimi i mësimdhënësve dhe flet për rritjen që ndodhi me ligjin e pagave.

Lexoni të plotë intervistën më mësuesin Elhami:

- Advertisement -

Një CV e shkurtër e juaja, ku jepni mësim, në cilën shkollë, sa keni përvojë?

Jam Mr.sc. Elhami Hasani Lindur më: 15.08.1972 në Cernicë komuna e Gjilanit. Shkollën fillore e kam kryer në vendlindje, shkollën e mesme dhe Fakultetin e Edukimit në Gjilan. Magjistraturën në degën e shkencave Pedagogjike në Tetovë 2012.

Përvoja ime profesionale – Punën si mësues e kam filluar më 03. 09. 1999 deri në 25.09.2010, pastaj jam zgjedhur drejtor shkolle në SHFMU “ Ramiz Cernica“ me një mandat katër vjeçar nga 26.09.2010 – 10.01.2014, ku nga ana GIZ – Gjerman jam zgjedhur ndër 5 drejtorët më të mirë në nivel të Kosovës. Ku edhe jam shpërblyer për Planin zhvillimor të shkollës si më i mirë në nivel të komunës së Gjilanit. Si drejtor kam realizuar disa projekte madhore për shkollën tonë, që vlen të theksohet projekti i financuar nga BE-ja për efiçiencën një shumë e konsiderueshme deri 250 mijë euro, izolimi, ndërrimi i kulmit, fasadimi, vendosja e nxemjes qendrore etj, dhe shumë projekte tjera.

Pas kryerjes së mandatit prap kam filluar me mësimdhënie si mësues klasor që jam duke punuar.

Aftësitë tjera profesionale – Kam ndjekur shumë trajnime të cilat gjithmonë kanë qenë ndihmës në ngritjen profesionale dhe kanë ndikuar drejtpërdrejtë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Gjatë kësaj periudhe unë kam përgatitur disa libra udhëzues për mësuesit klasor që ngas klasa e parë deri në klasën e pestë dhe disa ushtrimore, për parafillor, klasën e parë, klasën e dytë dhe për fëmijë me nevoja të veçanta ( NV ).

- Advertisement -rrrrrrr

Si e kujtoni fillimin e punës si mësimdhënës? Pra, na përshkruani ndjenjën kur keni kapur ditarin për herë të parë?

Fillimin e punës e kujtoj si ditë të veçantë për mua, pasi që isha kthyer nga lufta dhe vullneti për të kontribuar për shoqërinë dhe për të ardhmen e vendit ishte i jashtëzakonshëm.

Ishte një ndjenjë e papërshkruar pas asaj çfarë kishim përjetuar si popull dhe si komb dhe në fund ishim çliruar. Gjithmonë jam betuar që punën do ta kryej me përkushtim e vullnet, sepse gjithmonë e kam menduar se atyre fëmijëve që po iu jap mësim një ditë do të kenë një profesion të çmuar i cili do të ndikoj në zhvillimin e vendit.

Prandaj misioni i mësuesit është që të bëjë maksimumin në edukimin e brezave për një të ardhme më të mirë.

Mund të na veçoni ndonjë ngjarje nga koha e punës suaj si mësues që nuk e harroni sa jeni gjallë?

Ngjarjet janë të veçanta, por mund të them se me punën time kam arritur që edhe KFOR –i amerikan të më përkrah me mjete nga Amerika.

Këtë e kam arritur gjatë hospitimit që kam pasur nga ata në orë më shumë vinin të merrnin mendimet e mia se çfarë mendoja për pakicën serbe, pasi që kisha qenë ushtar i UÇK–së, dhe donin edhe të merrnin mendimet e mia.

Por kënaqësia më e madhe ishte kur KFOR–i amerikan erdhi me mua në klasë dhe nxënësit u ngritën në këmbë duke kënduar himnin kombëtar, sepse e kisha bërë obligim, që për çdo ditë të këndohet himni posa të hyja në klasë, edhe ata mbetën të impresionuar me atë aktë, por më të impresionuar mbetën kur unë posa përfundova detyrat e matematikës në tekst i udhëzova dy nxënës që të dalin në tabelë mësonin numrat me pjesëtim deri në 10000, mirëpo unë gjithmonë kërkoja më shumë dhe ua dhash nga një detyrë se cili do ta kryejë më shpejtë. Ata aq shpejt kryenin detyrat e dhëna, ku bënë edhe një video dhe e kanë dërguar në Amerikë, pastaj patën investuar 2500 euro, që kishin shumë vlerë.

Dhe ngjarje tjetër ka qenë mësimi online gjatë pandemisë, ku kemi filluar menjëherë të hënën 15.03. 2020, dhe ka qenë një ndjenjë e papërshkruar në atë kohë e kisha klasën e parë dhe patjetër u dasht të filloj mësimin online meqenëse kisha njohuri të mira me kompjer.

Sa jeni e kënaqur me rritjen e pagave me ligjin e ri?

Me ligjin e ri të pagave jam mesatarisht i kënaqur, meqenëse ka shumë ngritje të çmimeve, por mendoj se tash njëherë e përgjithmonë sa i përket pagave nuk kemi çka të merremi, realisht janë hequr disa benificione që mendoj se atyre që udhëtojnë u është bërë e padrejtë.

A duhet të testohen mësimdhënësit

Mendoj se duhet të testohen, por është shumë e rëndësishme kush e bënë testimin? Ajo pastaj mund të ndikoj edhe më shumë në rezultate në mësimdhënie e mësimnxënie.

Për fund, sa do të ishte paga ideale që meritojnë mësimdhënësit?

Paga ideale që meritojnë mësimdhënësit e shkollës 1- 9 do të ishte 750 euro. /Albanian Education

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesi hero i Ersekës: Çdo ditë udhëton në këmbë 20 kilometra për të mësuar 1 nxënës

Prej më shumë se 3 dekadash, Kastriot Aliko, mësues nga Erseka ka treguar përkushtim...

Nxënësit e shkollës “Arif Shala” në Korroticë të Ulët të Drenasit krijojnë 4 robotë edukativë

Në një arritje të jashtëzakonshme për arsimin dhe inovacionin në komunën tonë, nxënësit e...

Pensionohet arsimtarja e fizikës, Bahrie Zeneli nga Prishtina

Është pensionuar arsimtarja e fizikës, Bahrie Zeneli. Njoftimin e ka dhënë shkolla "Pjetër Bogdani"...

Inaugurohet shkolla e re në Talinoc të Ferizajt

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kryetari i Komunës, Agim Aliu,...