Për nxënësit lënda më e pëlqyer është padyshim Edukata Fizike. Të gjithë e presin me padurim që të ‘ikin’ pak nga mësimi teorik dhe të luajnë futboll, bashketboll apo të bëjnë ushtrime në fushë apo sallën sportive.
Donat Gërbeshi, mësimdhënës i Edukatës Fizike në shkollën Horizon në Lipjan tregon në një intervistë për AlbanianEducation.net sa ka rëndësi kjo lëndë tek nxënësit dhe zhvillimi i tyre, si është një ditë e tij, dhe sigurisht jep një mesazh me vlerë.
Një CV e shkurtër e juaja?
Unë jam Donat Gërbeshi, jam i angazhuar si Profesor i Edukatës fizike në shkollën Horizon me lokacion në Lipjan, kam përfunduar fakultetin e edukimit fizik dhe sportit i diplomuar master: Edukim fizik dhe sport.
Si është një ditë e juaja si mësimddhënës në shkollën ku jepni mësim?
Dita ime si mësimdhënës i edukatës fizike, natyrisht që ka angazhim maksimal dhe fillon me një motiv tejët të madh, duke ditur që përmes realizimit të aktiviteteteve fizike që i realizojmë brenda procesit mësimor, nxënësit janë çdo herë më cilësor dhe më energjik gjatë qëndrimit ditor në shkollë.
Sa ka rëndësi lënda e Edukatës Fizike tek nxënësit?
Lënda e edukatës fizike është shumë e rëndësishme për nxënësit për shkaqe të shumta: Shëndeti fizik, zhvillimi motorik, menaxhimi i stresit, sjellja dhe bashkëpunimi, kujdesi për vetën dhe formimi i zakoneve të mira.
A ka mundësi që në shkollë të vërehen talentët e nxënësve në sporte të ndryshme? A duhet të keni lidhje me klube që t’i shpalosni talentët e nxënësve?
Po, është e mundur që shkolla të dallohen talentet e nxënësve në sporte të ndryshme. Kjo është e rëndësishme për të identifikuar dhe zhvilluar potencialin e tyre. Ne si shkollë organizojmë aktivitete sportive shtesë, turne, ose programet e sportit për të lejuar nxënësit të shfaqin aftësitë e tyre në sporte të ndryshme. Një angazhim i mirëfilltë në shkollën e sporteve ose në klube sportive shkollore mund të ndihmojë në zbulimin dhe zhvillimin e talentit sportiv të nxënësve.
Sot shumë nxënës të shkollave të cikleve të larta të shkollave fillore dhe nxënës të shkollave të mesme edhe merren me fitnes. Cili është mesazh juaj për ta?
Mesazhi im si mësimdhënës i sportit është shumë i rëndësishëm në këtë kontekst. Është një rast i shkëlqyeshëm për të ndihmuar nxënësit të kultivojnë një mënyrë të shëndetshme të jetesës dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre fizike. Po ashtu duke ofruar mbështetje, udhëzim dhe motivim për nxënësit që janë të angazhuar në aktivitete të fitnesit.
Çfarë ju këshilloni ju nxënësve tuaj?
Këshilla ime është që të përqëndrohen në kënaqësinë e ushtrimeve: Inkurajimi i nxënësëve që të gjejnë një lloj aktiviteti fizik që ata vërtet e shijojnë, kështu që ata do të jenë më të motivuar për ta bërë atë. /AlbanianEducation.net/.