E premte, 20 Shtator, 2024

INTERVISTË| Mehreme Goliqi flet për librin “Arsimtarja Meritë”: Si ndryshoi fati im kur në shkollë erdhi arsimtarja e Gjeografisë

- Advertisement1-

Albanian Education (www.albanianeducation.net) ka realizuar një intervistë me një studente të dalluar të Universitetit të Prishtinës, që studion Psikologjinë. Ajo qysh si 15-vjeçare ka shkruar librin e pare me titull “Arsimtarja Meritë”, përmes së cilës tregon një pjesë të jetës së saj kur ka qenë nxënëse në Lipjan.

Për lexuesit tonë na flisni pak për vetën, nga jeni, shkollimi?

- Advertisement -

Jam studente Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës. Shkollën fillore e kam përfunduar në fshatin Rufc i ri, komuna e Lipjanit, kurse shkollimin e mesëm në gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan.

Ju keni nisur të ndërtoni emrin si një shkrimtare e re. Na tregoni se kur e kuptuat se ju pëlqen të shkruani libra?

Dëshirën dhe talentin për shkrime e kam kuptuar në mënyrë të rastësishme. Përderisa po shprehesha në ditarin tim personal kur isha vetëm 15 vjeçare, mendja më tha të shkruaja poezi për gjendjen time emocionale. Gjithçka filloi pas shkrimit të asaj poezie.

Cili është libri juaj i parë. Na flsini pak për të?

Libri im i parë titullohet “Arsimtarja Meritë”. E kam shkruar në moshën 15 vjeçare në një periudhë kohore për 2 muaj, kurse e kam botuar një vit më vonë. Këtë libër në fillim e kam shkruajtur në fletore me një kimik. Arsyeja e shkrimit ishte sepse nuk mund ta shprehja mërzinë e papërshkrueshme ndaj arsimtarës sime të gjeografisë për shkakun që ajo ishte e sëmurë dhe unë nuk e dija shkakun, apo mund të them që e dija shkakun e rremë, ngaçe bullizuesit që i kisha në klasë më thanë që ajo ka një sëmundje të pashërueshme dhe nuk do të kthehet më. Mllefin dhe mërzinë time e pranonte vetëm fleta, kjo është arsyeja pse unë fillova të shkruaja poezi.

- Advertisement -rrrrrrr

Nga ideja për të publikuar lirbin me titull “Arsimtarja Meritë”?

Për të folur rreth idesë së librit të parë, më duhet të tregoj një periudhë të jetës sime. Në shkollën fillore kam qenë nxënësja që gjithmonë e kanë detyruar të ulet në bankën e fundit, aty ku uleshin vetëm nxënësit e komuniteteve pakicë. Pavarësisht kësaj, kam qenë gjithnjë e mirë në mësime. Në klasën e pestë shkuam në Gjermani me familje ku qendruam për dy vite. Kur u kthyem në Kosovë ishte e pamundur që të kaloja në klasën e shtatë, edhe pse në Gjermani klasën e shtatë e kisha lënë në gjysmë. Sidoqoftë, mu dasht me fillu mësimin në klasën e gjashtë dhe prap vendi im dhe i komuniteteve pakicë ishte në fund të klasës. Ngaçë nuk isha nē klasën që e meritoja të isha, motivi im u zvogëlua dhe nuk i kushtoja më rëndësi mësimit. Kur në shkollën tonë erdhi një arsimtare e re e gjeografisë, e cila quhej Meritë Pireva, fati im ndryshoi krejtësisht. Ajo nuk e pa të arsyeshme që unë të qëndroja në fund të klasës, dhe e pa inkuadruar në orën aktive të mësimit. Ajo më detyroi të ulesha në fillim dhe mos të qëndroja duke i shikuar perdet e klasës por të përgatitesha sepse unë patjetēr do të pyetesha diçka. Unë fillova të përgatitesha më mirë vetëm në lëndën e gjeografisë, dhe kur e mora rezultatin e mirë në fund, u binda që nëse do të veproja përsëri të mësoja do të ishte në të mirën time. Kur erdha nga Gjermania për t’mos më lënë të panotuar, notat e mija u vendosën të gjitha kaluese, kurse vetëm për 3 muaj unë i shndërrova ato të gjitha në të shkëlqyeshme. Ky është shkaku i dashurisë së madhe që kam ndaj asaj arsimtares, kurse shkaku i librit ishte sepse mërzinë marramendëse për të vetëm fleta e kuptonte.

A do të vazhdoni të shkruani libra? Nëse po, për çfarë tematika do të shkruani librin e radhës?

Po, e kam ndërmend të vazhdoj me libra mirëpo jo me ritëm të shpejtë si më herët. Do të vazhdoj me poezi, të cilat mezi pres që të jenë të disponueshme për lexuesit.

Mesazhi juaj për të gjithë nxënësit, pse jo edhe për mësimdhënësit?

Mesazhi im për nxënësit është që të vazhdojnë pa u ndalur së provuari të realizojnë atë që e dojnë dhe ëndërrojnë, kurse për mësimdhënësit në Kosovë, të kuptojnë që nxënësi është nxënës, pavarësisht përkatësisë etnike./Albanian Educatin

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...