E hënë, 23 Dhjetor, 2024

INTERVISTË me mësuese Mimoza Rexhvelaj: Si u bëra “zysha e malit” dhe zëri i Malësisë së Madhe

- Advertisement1-

Qe 20 vite që punon në arsim në pozicione të ndryshme, si: mësuese, inspektore dhe drejtoreshë. Ishte studente e vitit të pare kur nisi të punoi si mësuese, dhe kujton se kur e kapi ditarin për here të pare kiishte emocione të jashtëzakonshme dhe ndihej njeriu më i lumturë në botë, sepse po realizonte ëndrrën e madhe, të bëhej mësuese.

Është kjo Mimoza Rexhelaj, e lindur në qytetin e Fierit, por e rritur në Malësinë e Madhe ku jeton dhe punon prej vitesh.

- Advertisement -

Mësuese Mimoza në një intervistë për Albanian Education https://albanianeducation.net/ flet në detaje për jetën si mësimdhënëse, ku tregon një ngjarje që i kanë ndodhur e nuk do ta harrojë kurrë, por që sot është krenare që është “Zysha e Malësisë së Madhe”, ndërsa flet për rolin e mësimdhënësit sot, si dhe ka një mesazh për nxënësit dhe prindërit.

Një CV e shkurtër e juaja, ku jepni mësim, në cilën shkollë, sa keni përvojë?

Kam lindur në Fier dhe jam rritur në Malësinë e Madhe, ku jetoj dhe punoj. Kam afro 20 vite punë në arsim, me pozicione të ndryshme, mësuese, inspektore në ZA dhe drejtoreshë. Kam studiuar në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në degën Gjuhë-Letërsi, ku kam marrë titullin mësuese. Kam marrë gradën “Mastër” në “Etnokulturë”. Jam diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë, juridik. Jam autore e katër librave me poezi dhe një studimi letrarë përkatësisht: – “Dashuri ti je mëkati im” 2002 – “Fshima lotin” 2004 – “Jepi fjalës kohë”, 2006 – “Vështrim mbi poezinë e Diasporës”. 2012 -“Vrap i çmëndur” 2017 -“ I da si ljubav!” “Dhe dashuri qofsh!” Përkthim në gjuhën malazese nga “Qendra për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës së pakicave e Malit të zi” 2019 Jam vlerësuar ndër vite me çmimet “Penda e Artë e Migjenit”, “Ibrahim Rugova” në Istog, “Mirënjohje” në “Takimi i Poeteshave” , “Mirënjohje” në “Takimet Letrare” në Ulqin; kan marrë titullin “Poete e talentuar”, nga revista “Fjala”, “Poete e psikologjisë dhe përformamcës poetike” Pegas Albania, “Mirënjohje” tek “Ora e Maleve” në Rozhaj, si dhe “Mirënjohje” nga revista “Laburemos”. Së fundit vlersuar si “Shkrimtarja më e mirë e veriut” nga Agjensia Buna 1 “Best 10 North” Vlersuar në dy festivalet me vendin e dytë dhe vendin e tretë “Pranvera poetike Durrsake” nga Klubi i shkrimtarëve dhe artistëve Durrës. E tjera…

Do të na thuash për fillimin e punës si mësimdhënëse? Si e kujtoni kur keni kapur ditarin për herë të parë?

Isha studente në vitin e parë, kur ma ofruan si mundësi të punoja në shkollën e Vrakës, duke zëvëndësuar një mësues tjetër. Ditën e parë emocionet ishin të jashtëzakonshme, ndihesha njeriu më i lumturë në botë sepse po realizoja ëndrrën time të madhe, u bëra “zysha” titull që e kisha menduar shumë herë, nga rrethanat e tjera më dukej e pamundur. Por zoti deshti dhe u bë. Ditari është procedurë, regjistri po,të jep “ethe” duket se ka një forcë të madhe, je aty për të dhënë dhe vlersuar, të jesh i drejtë me vlersimin është peshë e madhe që më përndjek akoma.

Mund të na veçoni ndonjë ngjarje nga koha e punës suaj si mësuese që nuk e harroni kurrë?

- Advertisement -rrrrrrr

Jam njeri shumë social dhe lidhem fort me zonën dhe njerëzit ku punoj. Në shkollën Linaj ku punoj aktualisht jam dërguar me dënim “politik” sepse bindjet e mija ishin të ndryshme nga drejtuesit. Hera e parë në këtë shkollë ishte e frikshme, një vend pa rrugë dhe unë duhet ta bëja për një orë e gjysmëm në këmbë. Kur mbërrita aty, Migjeni mu dukët se nuk kishte parë asgjë. Shkolla ishte e errët pa dyer, pa dritare, pa ngrohje, gjeta disa fëmijë të vegjël me sytë plotë dritë që më shihnin me adhurim. Puna me klasa kolektive ishte sfidë në vete. Viti 2015 shenoi kthesën e madhe në jetën time, sepse nga ajo ditë nuk kam qënë veç “zysha e malit”,por zëri i zonës. Me lobing mediatik, arritëm të bëjmë rrugën, të ndërtojmë shkollën e re, të krijojmë kushte komode për nxënsit tanë. Jeta ime është e shënuar plotë ngjarje dhe vepra që mbajnë emrin tim dhe gjithmonë e quaj bekim nga zoti që më dërgon në vendet ku ka nevojë për një zë të fortë dhe ndryshe. Këtu po vazhdoj punën akoma dhe e lumtur që kontriboj për këto fëmijë që janë pjesë e jetës time.

Sa jeni e kënaqur me pagat që merrni si mësimdhënëse? Sa do të ishte paga ideale që meritojnë mësimdhënësit?

Pagat janë të vogla, unë udhëtoj kundërlinjë dhe kostoja e trasportit nuk më mbulohet është peshë e rëndë për mua si familjare, po më kanë dërguar tek kjo zonë me iden që do heq dorë nga arsimi, gjë që nuk do e bëj kurrë. Pagat duhet të jenë si në vendet e rajonit, por këtu tek ne janë “qesharake” me ekonominë dhe çmimet që rriten çdo ditë, nuk jetohet me rrogën e mësuesit.

Sa vlerësohet sot mësimdhënësi/ja? Ka ende respekt apo ka humbur?

Më vjen keq ta them, por pak dhe aspak. Është zbehur, politika e ka zhvlersuar figurën e mësuesit. Jemi kthyer në njerëz pa nerv ( po fus dhe veten dhe pse jam ndryshe) që miratojmë në heshtje çdo gjë. Nuk duhet kështu…

Për fund, mesazhi juaj për nxënësit dhe prindërit?

Së bashku me prindërit jemi misionarë për të edukuar qytetarin e botës, i cili duhet të jetë njeri me vlera të larta morale, të ketë një zemër të madhe, të ketë zë për të kundërshtuar padrejtësitë, të ketë forcë për t’i dhënë botës shpresë. Kjo nuk bëhet vetem, por të gjithë bashkë mund të rrisim brezin që do i jap vendit shpresën dhe forcën e duhur, që i duhet të dalë nga agonia e tejzgjatur në kohë. /AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

PREMTIM I RI: “Do krijoj Fondin Shtetëror të Bursave, çdo vit nga 25 milionë euro do u ndahen studentëve”

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka premtuar se do të krijojë Fondin...

Gjest i mirë: Shkollat “Mehmet Gjevori” dhe “Dituria” aksion për të ndihmuar fëmijët në spitalin e pediatrisë

Shkollat "Mehmet Gjevori" dhe "Dituria" kanë ndërmarrë aksion për të ndihmuar fëmijët në spitalin...

Pensionohet mësimdhënësi Sejdi Neshati nga Bresana

Pas 42 viteve përvojë pune në arsim, pensionohet Sejdi Neshati, arsimtari i matematikës i...

Festat e fundvitit, punëtorët e shtetit pushojnë këto ditë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për ditët e pushimit për festat e...