E premte, 20 Shtator, 2024

INTERVISTË| Luljeta Gavazaj, drejtoreshë e shkollës në Vlashnjë të Prizrenit: Mësimdhënësit duhet të testohen, në bazë të punës edhe të paguhen

- Advertisement1-

Që nga viti 2017 drejton shkollën fillore “Naim Frashëri” në fshatin Vlashnjë të Prizrenit, me 353 nxënës e 27 mësimdhënës. Thotë se është sfitë të qenit udhëheqëse e një shkolle, por mundohet që mësimdhënia dhe mësimnxënia të jetë më atraktive dhe t’i përshtatemi kohës.

Është kjo drejtoresha Lulejta Gavazaj, e cila në një intervistë për Albanian Education.net flet për shkollën që drejton, sukseset e saj dhe tema të tjera që lidhen me arsimin.

- Advertisement -

E pyetur për një temë që ngjall çdo here debat sidomos tek mësimdhënësit, nëse duhet të testohen dhe vlerësohen apo jo, drejtoresha Gavazaj thotë se ‘’PO’, pasi sipas saj do të sjell rezulatete në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Lexoni të plotë intervistën me drejtoreshën Luljeta Gavazaj:

Një CV e shkurtër e juaja, në cilën shkollë jeni drejtoreshë, qe sa vite…?

Luljeta Gavazaj, drejtoreshë në Shfmu “ Naim Frashëri”  në Vlashnjë, Prizren që nga  viti 2017. Shkolla ka gjithsej 353 nxënës,  27 mësimdhënës nga klasa 0-9.

Sa është e vështirë sot të jesh udhëheqëse e një shkolle, me ç’sfida ballafaqoheni?

Me qenë udhëheqëse e një shkolle është sfidë, nuk përballesh vetëm me një sfidë po me sfida të shumta, dhe ato të ndjekin vazhdimisht nëse dëshiron rezultate dhe ndryshime. Ne jetojmë në një  botë që po ndryshon në vazhdimësi me zhvillimin e teknologjisë dhe këto ndryshime janë një sfidë që unë si drejtoreshë po mundohem ti  tejkaloj. Po mundohem që shkolla të paiset me mjete teknologjike : Kompjuter , projektor, tabela të mençura, kabinetin e shkencave të natyrës  dhe kabinetin shkencave shoqërore me mjete konkretizuese etj, që mësimdhënia dhe mësimnxënia të jetë më atraktive dhe t’i përshtatemi kohës.

- Advertisement -rrrrrrr

Kjo nuk është e vetmja sfidë dhe sfida ka edhe në rregullimin e infrastrukturës së shkollës.  Gjatë vitit 2021 është ndërtuar një aneksi  i ri  në shkollë amë. Punimet nuk janë kryer me kohë  dhe kjo  na  ka shkaktuar shumë probleme. Këtë vit gjatë muajve të pushimeve verore  kemi renovimin total të shkollë (objektit të vjetër), ku nëse punimet  kryhen sipas afatit në shtator do të kemi kushte shumë më  të mira për zhvillimin e mësimit.

Cilat janë sukseset e shkollës tuaj, po problemet që keni?

Mund të them që nga momenti që e kam marrë detyrën  kemi ndyshime  në kuadrin e shkollës ku mësimdhenesit nga 1-5 gati të gjithë kanë dalë në pension dhe mësimdhënset e reja i shoh si një sukses, pasi është një energji e re në shkollë dhe janë shumë të angazhuara dhe në procesin e mësimdhënies dhe aktivitetet jashtë  kurrikulare.

Probleme janë se nuk kemi kabinet  të TIK-ut, sallë të edukatës fizike, mungojnë rrethoja në dy godinat shkollore, në shkollën amë në Vlashnjë, dhe paralelen e ndarë në Kobajë etj.

A mund të na tregoni një apo dy raste të veçanta që nuk do t’i harroni asnjëherë gjatë pozitës tuaj si e para e shkollës, qoftë me nxënësit apo kolegët mësimdhënës?

Raste të veçanta  që mund t’i përmend janë; kur nxënset e shkollës sonë kanë dalë të parat në garat regjionale dhe të dytat në garat republikane në futboll. Rezultatet e shkollës dhe ndryshimet në të mirë të nxënësve janë arsyet që vazhdojë të punojë me përkushtim e sidomos suksesi i nxënësve me nevoja të veçanta .

A duhet të ndodhë testimi i mësimdhënësve apo jo? Nëse po pse, dhe nëse jo, pse?

Duhet të bëhet testimi dhe vlerësimi i mesimdhënësve.  Në bazë të punës dhe angazhimit duhet edhe të paguhen mësimdhënsit. Mendoj se vlerësimi i mësimdhënsve do të sjell edhe rezultate edhe në mësimdhënie dhe mësimnxënie dhe do të zgjidhte shumë probleme me të cilat ballafaqohet arsimi në shtetin tonë.

Sa duhet të ketë pagën një mësimdhënës në Kosovë që të ketë një jetë të dinjitetshme?

Paga e një mesimdhënsi duhet të jetë mbi mesataren e pagës në Kosovë nëse dëshirojmë të zhvillojmë arsimin  dhe kjo të jetë në bazë të performacë së mësimdhësve.

Për fund, mesazhi juaj për ministres e Arsimit, Arbërie Nagavci?

Objektivat qe ka MASHT për zhvillimit e arsimit e një ndër to është edhe dixhitalizimi i shkollave të kryhet sa më shpejt. Te tekstet mësimore që MASHT po i jep falas mendoj që është gabim pasi këtu mund të kursehet buxheti, e më këto para të bëhet dixhitalizimi i shkollave dhe tek ndyshimi që është bërë këtë viti ku vlerësimi i nxënësve të bëhet me dy gjysmëvjetore dhe jo me tri periudha. /AlbanianEducation.net/.

 

.

 

 

 

 

 

 

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete, që ja vlen ta...

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...