INTERVISTË | Jehonë Maqastena Salihi: Moment i paharrueshëm kur mora ditarin për herë të parë dhe dola para nxënësve

- Advertisement5 -

Me përkushtim ndaj arsimit dhe ndjeshmëri të theksuar ndaj mirëqenies së fëmijëve, Jehonë Maqastena Salihi përfaqëson zërin e mësimdhënëses së re që profesionin e sheh si thirrje dhe përgjegjësi shoqërore. E formuar në fushën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze dhe aktualisht në studime master për Përkujdesjen dhe Mirëqenien e Fëmijëve, ajo ka ndërtuar një profil profesional të qëndrueshëm, të bazuar në përkushtim, durim dhe punë me zemër në klasë.

- paragrafi 1 -

Në një intervistë për AlbanianEducation.net, ajo ndan përvojat, sfidat dhe emocionet që e shoqërojnë rrugëtimin e saj si mësuese, duke vënë në fokus realitetin e përditshëm në shkollë, përgjegjësitë e shumta të mësimdhënësve, si dhe çështjet e ndjeshme të pagave dhe testimit në arsim.

- Advertisement - M1
Një CV e juaja që tëju njohin lexuesit më shumë?

 

Unë quhem Jehonë Maqastena Salihi. Jam lindur dhe rritur në fshatin Dumosh të Podujevës, ku kam përfunduar shkollën fillore, ndërsa gjimnazin e kam përfunduar në SHML “Aleksander Xhuvani” Podujevë.

Studimet universitare i kam përfunduar në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Angleze.

- Advertisement - m2

Aktualisht jam studente e nivelit master në Universitetin AAB, në drejtimin Përkujdesja dhe Mirëqenia e Fëmijëve. Jam e martuar që nga viti 2017 dhe jetoj në Gjakovë, ku jam edhe nënë e tre vajzave.

Punoj si mësimdhënëse në SHFMU “Shtjefën Kurti”, në fshatin Novosellë e Epërme, Komuna e Gjakovës.

Kur keni kapur ditarin për herë të parë, çfarë ndjenje ishte për ju?

Fillimet e mia në arsim kanë qenë të mbushura me emocione të veçanta. Lajmi se isha pranuar si mësimdhënëse më solli një ndjenjë gëzimi dhe përgjegjësie njëkohësisht.

Momenti kur e mora ditarin në duar për herë të parë dhe dola përpara nxënësve ishte i paharrueshëm. Sytë e tyre plot pritje dhe besim më bënë ta kuptoj se arsimi nuk është vetëm profesion por një thirrje që buron nga zemra.

jehona

A mund të na tregoni një rrëfim që nuk do ta harroni, që ju ka ndodhur me nxënës apo kolegë?

Gjatë punës sime kam pasur gjithmonë raporte shumë të mira me kolegët, të ndërtuara mbi respekt, mbështetje dhe bashkëpunim të sinqertë. Ata kanë qenë dhe mbeten një shtyllë e rëndësishme në rrugëtimin tim profesional, duke krijuar një mjedis pune motivues dhe shembullor.

Një përvojë që nuk do ta harroj lidhet me një nxënës i cili në fillim ishte i tërhequr, jo socializuar dhe nuk pranonte të lexonte. Me durim dhe përkushtim arrita ta përfshij gradualisht në mësim derisa fitoi vetëbesim filloi të lexojë dhe u dallua si nxënës shumë i mirë në gjuhën angleze.

Sa është e vështirë sot të jesh mësimdhënës/e?

Të jesh mësimdhënës sot është mjaft sfiduese pasiqë kushtet e punës nuk janë gjithmonë të përshtatshme. Objekti i shkollës është i ndërtuar që nga viti 1983 dhe mungojnë shërbime të rëndësishme si psikologu, koordinatori i cilësisë dhe asistenti për fëmijët me nevoja të veçanta. Kjo na obligon neve si mësimdhënës të marrim mbi vete disa role njëkohësisht, gjë që e vështirëson procesin mësimor.

A jeni të kënaqur me pagat si mësimdhënëse?

Paga e një mësimdhënësi duhet të jetë e tillë që t’i mundësojë një jetë dinjitoze veçanërisht në kushtet e sotme kur kostoja e jetesës është rritur ndjeshëm. Për mësimdhënësit që kanë familje për të mbajtur përballimi i shpenzimeve është bërë gjithnjë e më i vështirë. Prandaj rritja e pagave është e domosdoshme dhe duhet të trajtohet me urgjencë.

A duhet të testohen mësimdhënësit?

Mësimdhënësit tashmë janë testuar për të qenë në këtë pozitë dhe për të ushtruar profesionin. Megjithatë nuk do ta refuzoja testimin edhe në të ardhmen për sa kohë që ai zhvillohet në mënyrë të drejtë, profesionale dhe transparente pa ndikime politike apo të tjera jashtë kritereve akademike.

Mesazhi juaj për Ministrinë e Arsimit dhe prindërit dhe prindërit?

Prindër të dashur kujdesuni për fëmijët tuaj dhe përkushtohuni në edukimin e tyre. Nuk mund të arrijmë rezultate të plota vetëm ne si mësimdhënësit.Arsimimi dhe edukimi janë përgjegjësi e përbashkët dhe se 45 minuta në orë nuk mjaftojnë për t’i edukuar si duhet prandaj është e rëndësishme që edhe ju t’i ndihmoni, t’i mbështesni dhe t’i largoni nga telefonat pasi trendet e sotme shpesh na sjellin sfida në shkollë. Vetëm duke bashkëpunuar mund t’i ndihmojmë të rriten të përgjegjshëm, të edukuar dhe të suksesshëm.

Mesazh për MASHT:

I nderuar MASHT, ju lutem investoni më shumë në dijen e fëmijëve sepse nxënësit janë e ardhmja e vendit tonë. Mbështetja juaj e qëndrueshme dhe përmirësimi i kushteve në arsim nuk janë vetëm një nevojë por një investim në të ardhmen e Kosovës.

© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara