Ditë më parë doli në pension mësimdhënësi Muhamet Hamza nga Gjakova, i cili kontribuuoi hiç më pas se 45 vite në arsimin shqip.
Mësimdhënësi Hamza në një intervistë për AlbanianEducation.net rrëfen për emocionet ditën e pensionimit, për kohën kur e kapi ditarin për herë të parë, ndërsa tregon edhe historitë më të veçanta me nxënësit e kolegët.
Ai në këtë intervistë jep mendimin nëse duhet apo jo të tenstohen mësimdhënësit, ndërsa ka edhe një mesazh për ish-nxënësit, ish-kolegët dhe ministren Arbërie Nagavci.
Lexoni të plotë intervistën me mësimdhënësin në pension Muhamet Hamza dhënë për AlbanianEducation.net.
Ditë më parë dolët në pension, na përshkruani me pak fjalë emocionet dje sigurisht një CV të shkurtër tuajën?
Natyrisht se isha shumë i emocionuar. Sidomos dita e fundit e punë, pritja nga nxënësit dhe shumica e arsimtarëve me dhurata, lule, tortë, ishte diçka që se prisja dhe më emocionoi aq shumë sa nuk munda ti mbaj lotët.
Pastaj ndarja me nxënësit, me arsimtarët, urimet përshëndetjet ishte emocion i pa përshkrueshëm që njeriu është problem ta përshkruan me fjalë.
Unë po leja prapa një epokë shumë dinamike dhe me plotë sfida.
CV
Jam i lindur në fshatin Babaj Bokës,shkollën fillore e kam përfunduar në fshatin tim, ndërsa shkollën normale në Gjakovë e më pas edhe shkollën e lartë.
Rrjedh nga një familje punëtore dhe atdhedashëse.
Shkollimi imë në atë kohë ishte sfidë për familjen dhe për mua sepse edhe kushtet materiale dhe mënyra e udhëtimit ishin të vështira, por prapë se prapë ja dola dhe përfundova ma shumë sukses shkollimin.
Jam baba i gjashtë fëmijëve që të gjithë të shkolluar me shkollim të lartë dhe gjysh i shumë nipave e mbesave.
Punën si mësues e fillova në shkollën fillore “Ganimete Tërbeshi” paralelja e ndarë në Smolicë në vitin 1978 pastaj nga viti 1982 deri në vitin 2007 në fshatin tim të lindjes në Babaj të Bokës.
Nga viti 2008 u emërova drejtor në shkollën ” Pjetër Muqaj” Në Guskë deri në vitin 2015.
Nga viti 2015 deri në pension punova si mësimdhënës aty ku fillova punën në shkollën “Ganimete Tërbeshi” në Ponoshec.
Do të na thuash për fillimin e punës si mësimdhënës? Si e kujtoni kur keni kapur ditarin për here te parë?
Zgjedhja e profesionit , luan rol te rëndësishëm.
Në vitet e 70 ta kur unë fillova punën si arsimtar do të thoshte shumë, njeri i respektuar nga të gjithë dhe njeri i priviligjuar në shoqëri.
Në ditën e parë të punës u ndjeva njeri me fat që po më realizohet ëndrra dhe mundi që bëra për shkollim po më shpërblehet, ishte emocion, gëzim dhe përgjegjësi.
Vitet e okupimit 1990 për mua ishte një krenari dhe mburrje se jam duke kontribuuar në arsimin shqip në at kohë, e sidomos si mësimdhënës i historisë dhe situatës politike.
Pa pagese, ose një page qe fare nuk plotësonte as gjërat elementare. Pra kur unë merrja ditarin ne dore dhe hyja në klase kishte krenari, por edhe frike për nxënësit dhe sigurinë e tyre. Andaj për mua ka qene aq sfide por edhe krenari, me shprese se do lirohemi pasi kem ruajtur qe atëherë
Republikën e Kosovës, se do forcohemi do e kryejmë detyrën tone me nder dhe do kemi përkrahje institucionale që tani i kemi.
Mund të na veçoni ndonjë ngjarje me nxënësit nga koha e punës suaj si mësues që nuk do ta harroni kurrë?
Kam shumë kujtime që nuk mund të ndaj apo të veçoj ndonjërin, Kanë qenë shpërnguljet në vitet 90-ta ndarja mes lotëve me nxënësit, pastaj lufta dhe kthimi pas luftës mungesa e nxënësve në klasë që nuk ishin më në mesin tonë që më ka lënë kujtime të pa harruara dhimbje e mërzie, e fatkeqësisht edhe në ditët e sotmit emigrimi i familjeve në vendet e tjera ku pa dëshirën e nxënësve ata largohen dhe ndahen nga ne mes lotëve dhe përqafimeve të pafund.
Po, ndonjë histori të veçantë me kolegët tuaj?
Histori ka shumë, gëzimin, hidhërimin, vuajtjen i kemi ndarë së bashku, e kemi ndihmuar njëri -tjetrin gjithmonë.
Histori që kisha veçuar është e viteve 90 ta kur ne ruanim shkollën edhe gjatë natës për mos të lejuar të shkruajnë parulla “Kosova Republikë” e nga shkrimi i një parulle të gjithë kolegët shkuam në polici dhe u maltertuam me orë të tëra- ishin kohë të vështira, por gjithmonë ishim bashkë dhe e përkrahnim njëri- tjetrin.
Pastaj koha e lutës që janë përjetime të rënda.
Ç’dallim është të jesh sot mësues nga koha kur keni filluar ju?
Vetet e 70 dhe 80- Ishin vetet e arta të arsimit.
Pozita e mësimdhënësit në shoqëri ishte shumë e mirë, gjendja materiale ishte e mirë dhe gjithçka shkonte mirë.
Kushtet në mësonjëtore nuk kanë qenë siç janë sot, por nxënësit kanë respektuar mësimdhënësit dhe interesimi për mësimnxënie ka qenë i madhe.
I vetmi vend dhe burim të mësohej ishte shkolla dhe librat shkollorë, e mësimdhënësi ishte kryesori.
Ndërsa sot gjendja ka ndryshuar shumë, nxënësit kanë burime informacioni gjithkund edhe në kohën që dojë vet ata, objektet shkollore janë moderne dhe teknologjia e re e ka lehtësuar tej mase punën e mësimdhënësit.
Fatkeqësisht jo të gjithë që punojnë në arsim e kanë vendin aty. E duke mos pasur rregulla strukte dhe ndëshkime për mos punë ka mësimdhënës që punon shkel e shko dhe rezultatet nuk janë ato që duam.
Një pyetje qe po vazhdon t mbetet aktuale ne dittë e sotme është nëse duhet të testohen mësimdhënësit. Ç’mendim keni ju për këtë?
Besoj që kjo ka ndikuar shumë negativisht në pozitën e mësimdhënësve, duke mos lejuar testimin është krijuar përshtypje e gabuar që mësimdhënësit nuk janë të përgatitur ta kalojnë një test.
Gjatë shkollimit kemi kaluar me dhjetra provime e testime e provoja që kemi testimi do ishte asgjë për ne. Frika është se mund të ketë hakmarrje politike, vlerësime jo të drejta dhe ndoshta dikush edhe mund të deportoj të marr ato pyetje me muaj përpara.
Unë mendoj që testimi më i mirë për mësimdhënësit është vlerësimi i drejt i nxënësve në testet e organizuara nga shteti.
Për fund, mesazhi juaj për ish-nxënësit, kolegët dhe për ministren Arbërie Nagavci?
Mesazhi im është që nxënësit të jenë të vetëdijshëm për kohën që po vjen dhe të jenë, të përgatiten për jetë dhe sfidat e jetës, ta duan vendlindjen dhe të krijojnë të ardhmen në vendlindje.
Kolegët të punojnë me ndërgjegje dhe vullnet duke mos e pas mendjen te pagat dhe mos të jetë pengës paga e ulët apo kushtet jo të mira në punë, por të japin maksimumin nga vetja e tyre për gjeneratat e reja.
Ndërsa për ministren Nagavci kisha mesazhin më të qartë:
Ke përgjethsin kryesore për të gjitha gjërat që kanë të bëjnë në arsim, të lutem vepro, ndryshoje për të mirë arsimin duke bërë rregulla strikte dhe vlerësim të drejtë të nxënësve në testet përgatitura nga ministria, ndëshkime për ata mësimdhënës që nuk punojnë dhe vizita të vazhdueshme nga inspektorët nëpër shkolla. /AlbanianEducation.net/.