E premte, 26 Korrik, 2024

INTERVISTË: Isa Zenuni, drejtor i shkollës “Jahë Salihu” në Molliq të Gjakovës: Performanca e mësimdhënësve të bëhet nga inspektorët e arsimit

- Advertisement1-

Gazeta Online AlbanianEducation.net që i dedikohet fushës së arsimit ditë më parë publikoi një shkrim për shkollën “Jahë Salihu” në Molliq të Gjakovës, ku nga fotot që na dërguan u vlerësua si shembull i pastërtisë dhe me gjelbërim të mrekullueshëm.

Për të biseduar për këtë shkollë dhe tema te tjera, AlbanianEducation.net ka realizuar një intervistë me drejtorin e shkollës, Isa Zenuni, flet për tema t

- Advertisement -

Një CV e juaja?

Quhem Isa Zenuni i lindur në fshatin Koshare Komuna e Gjakovës. Tani jetoj në qytetin e Gjakovës.
Profesioni: Universiteti i Prishtinës, Prof. i Biologjisë Fakulteti 4 vjeçar.
Fillimi i punës 01.09.1994 në Shkollën fillore “Jahë Salihu” në Molliq dhe në paralelen e ndarë në Koshare, ku zhvillohej mësim i kombinuar deri në klasën e gjashtë.
Tani drejtor në SHFMU “Jahë Salihu”, në Molliq.
Vlenë të theksoi se shkollimi nga fshati im i lindjes, ishte shumë i vështirë për shkak të distancës deri në shkollë. Vetëm në një drejtim shkolla ishte larg 10 kilometra e më shumë, Koshare- Molliq.

Sa është numri i nxënësve dhe mësimdhenesve në shkollën tuaj? Ka rënie të numrit të nxënësve?

Numri i nxënësve në vitin shkollor 2023/24 është 222 nxënës. Në shkollë gravitojnë nxënësit nga tre fshatra, Batushë, Molliq, Brovinë dhe një shtëpi nga fshati Potok.

Nga Janari i vitit 2024 në shkollen tonë ka fillu punën një paralele me fëmijët e moshës 3-5 vjeq me 26 fëmijë të regjistruar.

Jemi si shkollë me numër më të madh të nxënësve në rajonin e Rekes se keqe, por dhe te ne si në çdo shkollë ka fillu të zvogëlohet numri i nxënësve.

- Advertisement -rrrrrrr

Shkolla ka afër 30 mësimdhënës, disa punojnë edhe në shkolla tjera për ta plotësuar normativin e orëve.

Numri i nxënësve qe dy vite nuk ka rënie, por zakonisht rënia ndër vite është për 10-15 nxënës më pak nga viti në vit.

Do të na thuash për fillimin e punës si mësimdhënës? Si e kujtoni kur keni kapur ditarin për herë të pare, ç’ndjenjë ishte për ju?

Fillimi i punës ishte një ndjenjë e papërshkrueshme sepse e doja profesionin e Arsimit.

Fillova punën me 1 shtator të vitit 1994 në Shkollen fillore “Jahë Salihu”, Molliq, shkollë ku edhe e kisha përfunduar shkollen fillore.

Ishte kohë e vështirë sepse ne e kundërshtonim planprogramin e Okupatorit serb në atë kohë dhe punonim me planprogramet e Republikës së Kosovës. Shumë arsimtar përndjekeshin nga Policia për këtë aktivitet.

Punonim në mënyrë humanitare dhe pagat i mernim nga solidariteti i popullit, e pikërishtë nga fshatrat tona, ku kishim nxënësit në shkollen tone. Më kujtohet paga e pare si ndihmë që kemi marrë ishte 40 marka gjermane në atë kohë.

Mund të na veçoni ndonjë ngjarje interesante me nxënësit që vlen të theksohet? Po, ndonjë histori të veçantë me koleget-ët tuaj?

Me nxënësit isha i afërt dhe gjithmonë jam munduar ta jap maksimumin lidhur me mësimin. Krahas mësimit, bashkë me kolegë jemi mar edhe me aktivitete të lira në Kohen e përgaditjes së programeve festive të shkollës sonë. Në mesin e nxënësve kemi nxjerr talent, si për muzik por edhe humor e që ishte kënaqësi për neve. E përjetova kohën me punu në arsim bashkë me ish mësimdhënësit e mi, kisha një respekt të madh për ta.

Sa është e vështirë sot të ushtrohet profesioni i mësimdhënësit në Kosovë?

Kemi mësimdhënës serioz e që mendoj se duhet të kenë përkrahje gjithmonë sepse arsimi po kalon nëpër faza të zbatimit të Kurrikulës së re. Mendoj se zhvillimi profesional do ta bëj më të lehtë dhe më të suksesshëm punën e mësimdhënësve.

Shumica e mësimdhënësve janë të pakënaqur me pagat që marrin. SBASHK ka paralajmëruar sërish grevë nga shtatori. A e mbështetni?

Dialogu i MASHT-it me SBASHK-un do ta ishte zgjidhja më e mirë.

Sa do të ishte paga ideale që meritojnë mësimdhënësit?

Paga ideale që meritojnë mësimdhënësit duhet të jetë së paku 800 euro, duke mos përjashtuar edhe kategorizimin e pagës në bazë të performancës.

Një pyetje që po vazhdon të mbetet aktuale në ditët e sotme është nëse duhet të testohen mësimdhënësit. Ç’mendim keni ju për këtë?

Performanca e mësimdhënësve duhet të caktohet nga Inspektorët e arsimit. Kjo do të ishte në favor të cilësisë në arsim në Republikën e Kosovës.


©AlbanianEducation.net  – Të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Argjent Latifi nga Podujeva diplomon në njërin prej universiteteve më të njohura në Londër

I riu kosovar Argjent Latifi, me origjinë nga qyteti i Podujevës, është bërë tashmë...

Thyhet akulli, zv.ministri i Arsimit takon Rrahman Jasharaj – flasin për koeficientin e pagave

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, duke iu përgjigjur ftesës, u takua me zëvendësministrin e...

ANKETA: Edukimi Medial të vendoset si lëndë obligative në shkollat e Kosovës

Duke pasur parasysh që konsumues të përmbajtjeve të mediave online janë të gjithë, përfshirë...

Zyrtarja e MASHTI-t: Arritëm ta ulim çmimin e teksteve shkollore, shtëpitë botuese ishin kundër

Kryetarja e Komisionit për negocimin e teksteve shkollore, Merita Januzaj është intervistuar për rreth...