E shtunë, 22 Shkurt, 2025

INTERVISTË| Gjokë Tahiri, drejtor i shkollës “Hysni Zajmi” në Gjakovë: Mësimdhënësit u mashtruan, rritja veç 50 euro është demoralizim për ta

- Advertisement1-

Mësimdhënësit janë shprehur të zhgënjyer me rritjen që përfituan sipas koeficientit të ri të pagave të bazuar në ligjin e ri.

Albanian Education ka realizuar një intervistë me drejtorin e shkollës “Hysni Zajmi”, në Gjakovë  i cili është shprehur i zhgënjyer, duke thënë se ka pas rritje veç 42 euro, ndërsa thotë se mësimdhënësit janë mashtruar dhe rritja prej 50 euro prej shumices prej tyre i demoralizon ata.

- Advertisement -

Ai ka edhe për çështje tjera, si: nëse duhet të testohen apo jo mësimdhënësit, sa duhet ta kenë pagën për ta bërë një jetë të dinjtitetshme…

Lexoni intervistën e plotë:

Një CV e shkurtër e juaja, në cilën shkollë jeni drejtor, qe sa vite…?

Jam profesor i kimisë, në shkollën e mjekësisë, ku punoj që nga viti 1992. Prej viti 2006 punoj si Zv,drejtor, ndërsa nga viti 2019 jame drejtor i shkollës “Hysni Zajmi” Gjakovë.

Dje dolën pagat me ligjin e ri. Sa rritje keni pasur? Sa jeni të kënaqur ju si drejtor shkolle?

Paga ka dalë mizere, ka rritje 42 euro që është shumë e vogel në krahasim me punën dhe përgjegjësinë si drejtor shkolle ku janë afër 1000 nxënës.

- Advertisement -rrrrrrr

Shumë mësimdhënës janë ankuar duke thënë se kanë pas rritje veç 50 euro. A duhet të reagojë SBASHK apo jo?

Normalisht ne kemi pritur që SBASHKU të reagoj duke dhënë detaje sa është rritur paga për mësimdhënësit e shkollave të mesme në nivel vendi, sepse premtimi i Ministres ka qenë pagë e dinjitetshme mbi 22% rritje. Rritja është simbolike afër 50€ për mësimdhënsit. Zhgënjimi më i madh është me llogaritjen e viteve të shërbimit ku 15 vite llogariten me 0.25%, ndërsa vitet tjera llogariten me 0.50%. Mendoj se është shumë gabim një llogaritje e tillë dhe një mashtrim ndaj mësimdhënësve.

A është një demoralizim kjo për mësimdhënësit që të ketë mësimdhënie më cilësore?

Normalisht që është demoralizim duke patur parasysh rritjen e inflacionit , rritjen e çmimeve dhe zhvlerësimin e euros.

A duhet të ndodhë testimi i mësimdhënësve apo jo? Nëse po pse, dhe nëse jo, pse?

Testimi i mësidhënësve është i panevojshëm, sepse secili mësimdhënës ju është nënshtruar kritereve të pranimit sipas Udhëzimeve Administrative dhe Ligjit në fuqi. Përveç kësaj çdo vit bëhet vlersimi i përformancës nga SIA dhe Drejtori i shkollës.

Dhe një pyetje për pagat. Sa duhet të ketë pagën një mësimdhënës në Kosovë që të ketë një jetë të dinjitetshme?

Mendoj se paga minimale për një mësimdhënës të shkollës së mesme të larte duhet të jetë mbi 700 euro. /Albanian Education/

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Nga Rrezarta Ibrahimaga Dushi: Dhuna në shkolla nga mësimdhënësit

Dhuna në shkollë nga mësimdhënësit është një temë shumë e rëndësishme dhe delikate, e...

Mësuesja Mihrie Rama, e dëshmuar për profesionalizëm dhe inovacion në procesin mësimor

Mësuesja Mihrie Rama, e lindur më 13 korrik 1985, ka filluar rrugëtimin e saj...

INTERVISTË| Mësuesja Rrezarta Dushi: Ditën kur e kapa ditarin për herë të parë ishte pesha më e madhe e jetës time

Mësuesja Rrezarta Dushi para 15 viteve për herë të parë kapi ditarin dhe doli...