E diel, 9 Shkurt, 2025

INTERVISTË| Flet drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi: 300 gra të prekura me kancer të gjirit në 9 muajt e këtij viti

- Advertisement1-

Muaji Tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.


Aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme për shkaqet e kancerit të gjirit, por dihet se, zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet guri i themelit të kontrollit të kancerit të gjirit.

- Advertisement -

Media “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) ka realizuar një intervistë me Ilir Kuritshin, drejtor i Klinikës së Onkologjisë i cili ka treguar se cilat janë simptomat e kancerit të gjirit, sa gra janë të prekura me këtë sëmundje, sa gra marrin mjekim në Klinikën e Onkoligjisë, si dhe ka një mesazh për gratë.

Lexoni intervistën e plotë me Ilir Kuritshin, drejtor i Klinikës së Onkologjisë:

Jemi në muajin e ndërgjegjëimit për kancerin e gjirit. Dok. a mund të ta flisni pak se si fillon kjo sëmundje dhe si të vërehet – cilat janë simptomat e para?

Sëmundja e kancerit fillon nga një qelizë e cila pëson mutacion të cilin sistemi jonë imun nuk e vëren dhe me kohë kjo qelizë e mutuar nuk vdes dhe kështu vazhdimisht shumëzohet.

Simptomat e para të sëmundjes zakonisht lajmërohen kur ajo avanson dhe bëhet e dukshme, zakonisht lajmërohet një gung në gji ose një tërheqje e majës së gjirit, ndryshim i ngjyrës së gjirit, sekrecion jo i zakonshëm në gji, ndryshim i madhësisë së gjirit, dhembje krahu.

Cilat mosha i prek më shumë dhe a shfaqet vetëm tek gratë apo ka raste kur prek edhe burrat?

- Advertisement -rrrrrrr

Sëmundja më shumë i prek femrat e moshës ndërmjet 50-60 vjeçare, dhe në Kosovë zakonisht lajmërohet në forma të avancuara, ndërsa është shumë e rallë të meshkujt, në përgjithësi 5-6 meshkuj diagnostikohen në Kosovë çdo vi me kancer të gjirit.

A ka të dhëna se sa gra janë prekur deri tani këtë vit dhe në përgjithësi sa gra janë të prekura me kancern e gjirit në Kosovë?

Ndërsa sa i përket femrave, çdo vit në Kosovë lajmërohen 350-400 femra me kancer të gjirit. Këtë vit për 9 muaj janë prekur 300 gra me kancer të gjirit.

Sa ka kushte në Klinikën e Onkologjisë të trajtohen rastet e tilla?

Brenda një viti me rastet nga vitet paraprake, Klinikën e Onkologjisë e vizitojnë 2500 deri 3000 femra me kancer të gjirit.

Klinika e Onkologjisë i trajton të gjitha rastet me kancer të gjirit si në aspektin medikamentoz ashtu edhe aparaturë moderne të rrezatimit.

Në Klinikë ka barna shumë specifike dhe shumë të shtrejtë për trajtimin  e kësaj sëmundje, e që pacientët i marrin vazhdimisht gjatë mjekimit të tyre.

Cili është mesazhi juaj për gratë?

Kanceri i gjirit është sëmundje e shërueshme nëse diagnostikohet herët, andaj mos hezitoni të bëni kontrolla të shpeshta të mjeku në mënyrë që sëmundjen ta zbulojmë herët. Bashkë ja dalim. / Kids of Kosova/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mitrovicasja Albulena Uka nis një sfidë të re profesionale në Qeverinë e New York-ut

Albulena Uka, një vajzë e talentuar nga Mitrovica, ka ndarë me krenari lajmin për...

OECD: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në Europë

Mësuesit shqiptarë janë ndër më të keqpaguarit në Europë, me pagat që janë dukshëm...

Gjuha shqipe mësohet edhe në Kisamo të Greqisë

Nxënësit shqiptarë të Kisamo në Greqi tashmë kanë kursin plotësues për gjuhën shqipe “Frang...

Nga Malvina Rista: Fëmijët në Epokën Digjitale: Konsumatorë të Teknologjisë apo Krijues të Dijes?

Jemi në epokën e teknologjisë dhe informacionit, ku interneti është bërë pjesë e pandashme...