E enjte, 10 Tetor, 2024

INTERVISTË| Fatime Demolli-Mustafa: Në shkollat e Prishtinës janë rreth 500 nxënës me nevoja të veçanta

- Advertisement1-

Nga: Albanian Kids Education


Komuna e Prishtinës ka miratuar propozimin e Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë për dhënien e 60 euro në muaj për secilin nxënës me aftësi të kufizuara.

- Advertisement -

Kontribut i madh që të merret ky vendim ka dhënë edhe Kryesuesja e Komitetit Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuar në Komunën e Prishtinës, Fatime Demolli-Mustafa. Ajo në një intevistë për Albanian Kids Education (www.kidsofkosova.net) tregon si e ka pritur këtë vendim, sa nxënës me aftësi të kufizuara janë në shkollat e Prishtinës, ndërsa ka një mesazh për prindërit dhe institucionet.

 Lexoni intervistën e plotë:

Jeni Kryesuese e Komitetit Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuar në Komunën e Prishtinës. A keni të dhëna sa nxënës me aftësi të kufizuara janë në shkollat e Prishtinës?

Në Komunën e Prishtinës, sipas të dhënave në Drejtorinë Komunale të Arsimit, janë afërsisht 500 fëmijë me nevoja të veçanta në procesin edukativo arsimor.

Komuna e Prishtinës ka miratuar propozimin e Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë për dhënien e 60 euro në muaj për secilin nxënës me aftësi të kufizuara. Si e keni pritur këtë vendim?

Komuna e Prishtinës ka pas Vendim për nxënësit me nevoja të veçanta të iu paguhet kompenzim i transportit, ndërsa me kërkesën e Komitetit Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Prishtinës, është ndryshuar Vendimi dhe në Vendimin e fundit përfshihen fëmijët me nevoja të veçanta në Institucionet Parashkollore, i cili Vendim hyn në fuqi menjëherë.

- Advertisement -rrrrrrr

Sa kanë kushte nëpër shkolla këta fëmijë që të ndjekin normalisht mësimin?

Në aspektin Infrastrukturor Komuna e Prishtinës po vazhdon të ju krijon kushte të gjithë fëmijëve pa dallim. Në aspektin profesional tash janë 25 psikologë në procedura të rekrutimit të cilët do lehtësojnë punën me fëmijë. Vlen të theksohet që mga muaji Maj i këtij viti komuna ka punësuar 15 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta.

Çfarë duhet të bëjë tjetër shteti që t’iu dalë edhe më shumë në ndihmë këtyre fëmijëve?

Punësimi i logopedëve në institucionet edukativo arsimore do e lehtësonte jashtë mase punën me fëmijë, punësimi i asistentëve në çerdhe/kopshte, punësimi i edukatorëve mbështetës…etj.

Cili ëhtë mesazhi juaj për prindërit por edhe institucionet gjegjëse?

Të kërkojnë të drejtat e tyre të garantuara me ligj, kurse institucionet të përkrahin fëmijët dhe prindërit dhe t’iu lehtësojnë proceset arsimore. /Albanian Kids Education/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ambient i këndshëm dhe i pastër në shkollën “Emin Duraku” në Prizren

Shkolla " Emin Duraku" në Prizren ka publikuar disa fotografi ku shihet ambient i...

Nobelin për Letërsi e fiton autorja Han Kang nga Koreja e Jugut

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2024 i është dhënë autores koreano-jugore Han Kang...

Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë themelon Këshillin e nxënësve, kryetare zgjedhet Riga Lahu

Shkolla "Ismail Qemali" në Prishtinë ka themeluar edhe Këshilli i Nxënësve në nivel shkolle. Kryetare...

Rreth 20 nxënëse u vetlënduan në Gjakovë me lojë të ‘Tik Tokut’, Policia mban mbledhje me prind të shkollës “Zekeria Rexha”

Komuna e Gjakovës së fundmi është tronditur nga një situatë e vetëlëndimit të nxënëseve...