Në vitin 2012 e mori ditarin për herë të parë në dorë, dhe pas shtatë vitesh si mësimdhënës, më 2019-tën u zgjedh drejtor i shkollës fillore “Ndre Mjeda” në Rakosh të Istogut. Fjala është për Egzon Haxhiaj, i cili në një intervistë për AlbanianEducation.net flet për kushtet e shkollës që drejton, ndërsa jep përgjigje edhe për çështjen e pagave të mësimdhënësve dhe për testimin apo jo të tyre.
Një CV e shkurtër e juaj që të ju njohin lexuesit më shumë?
Unë jam Egzon Haxhiaj, kam lindur me 17.04.1988, në Istog. Vij nga një familje bujare, patriotike dhe me motive atdhedashurie.
Shkollën fillore e kam përfunduar në SHFMU “Ndre Mjeda”, në Rakosh. Më pastaj, klasën e nëntë në Gjimnazin “Haxhi Zeka”, në Istog.
Pas përfundimit të klasës së nëntë, u regjistrova me sukses dhe vijova mësimet në shkollën e mesme të mjekësis SHMU “Ramiz Sadiku”, në Pejë, ku përgjatë këtyre vitëve mësimi isha nxënësi më i dalluar, përveq i dalluar në mësime isha i dalluar edhe me virtyte si nxënës përplot vullnet, energji dhe pozitivitet, i gatshëm për trajtimin e çështjeve dhe problemeve të ndryshme brenda klasë andaj edhe u zgjodha kryetar klasë përgjatë këtyre vitëve.
Pas përfundimit katër vjeçar të shkollës së mesme më sukses të shkëlqyer, vazhdova tutje praktikën si “Teknik Medicional”, në spitalin regjional të Pejës, ku si rezultat i angazhimit tim të pakursyer në punë, pas përfundimit të kësaj praktike u shpërbleva me mirënjohje nga drejtori i asaj kohë, Dr. Besnik Ibraj, si Tekniku më i dalluar.
Më tutje, përplot vullnet e energji për studime, me vullnetin për të punuar me fëmijë dhe dëshirën për të transmetuar edukatë dhe dijë, aplikova dhe u regjistrova suksesshëm në Fakultetin e Edukimit, Programi Fillor në Universitetin “Fehmi Agani”, në Gjakovë.
Përkundër problemeve ekonomike me shumë mund e përkushtim arrita t’i përfundojë këto katër vite studimi me sukses të shkëlqyer.
Në një moshë të re, por plot dashuri për mësimdhënie, me 01.09.2012 mora ditarin për herë të parë i betuar jo vetëm me fjalë por i betuar me vepra që të lë gjurmë në këtë fushë të dijës, ku si rezultat sot kam nxënës që kanë dalur me profesione të ndryshme duke dhënë rezultate të shkëlqyeshme, deri me 03.12.2019, ku nga kjo datë kalova në pozitën e Drejtorit të shkollës ku edhe vazhdoi të jem ende.
Edhe pse në moshë i ri, vizioni dhe misioni im ishin të qartë, që të zhvillojë institucionin dhe t’a bëjmë një shkollë me kushte bashkëkohore, ku ende jam këmbëngulës në zhvillimin e projekteve të ndryshme shkollore në dobi të shkollës nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe komunitetit në përgjithësi, pra i shquar edhe në ketë pozitë me rezultate të suksesshme menaxheriale.
I palodhur për studime e punë, në vitin 2022 kam vazhuar studimet postdiplomike Master, kam aplikuar dhe jam regjistruar suksësshëm në Universitetin Shtetëror te Tetovës, në Fakultetin Pedagogjik në programin “Menaxhimi në arsim”, me rezultat të shkëlqyeshëm i kam përfunduar të gjitha provimet dhe jam në pritje të mbarimit të procesit të diplomimit Master.
Sa nxënës dhe mësimdhënës ka shkolla juaj?
Në shkollën tonë gravitojn rreth 300 nxënës dhe 22 mësimdhënës, një shtëpiak dhe 4 punëtor teknik!
Me çfarë probleme përballet shkolla juaj?
Shkolla jonë ka shumë pak probleme programore sepse kemi arritur ato, t’i minimizojm duke shiquar se në cilën pjesë duhet intervenuar falë bashkëpunimit të çilter që kemi krijuar me Dka-në, komunitetin dhe stafin arsimor. Shkolla jonë ka një shtrirje Gjeografike në mes të dy lumenjëve dhe kur kemi të reshura të shumta shiu,niveli i rritët dhe shpesh herë del nga shtrati, gjë që e veshtirëson lëvizjen e nxënësve dhe njëkohësisht e zvogëlon sigurin e nxënësave. Mirpo drejtoria e shkollës ka bërë kërkesa të vazhdushmë në DKA-në pranë Komunës së Istogut. Pas adresimit të kërkesës drejtori i Dka-së , Naim Behlulaj ju ka ka përgjigjur shkollës dhe menjëherë e ka filluar një muri mbrojtës me 65 metra dhe besoj se edhe vitëve në vazhdim drejtori u zotu që t’a vazhdoj deri në mbarim, sepse siguria në shkollë është kusht kryesor që duhet ta ketë secili institucion edukativo-arsimor!
Sa është e vështirë sot të udhëheqësh një shkollë?
Po unë që katër vite e ushtroj detyrën e drejtorit, ku relativisht kemi pasur një klimë pozitive në shkollë, ku dhe kemi vazhduar të mbajm atë kilm dhe kemi themeluar relacione te fuqishme me komunitetin, OJQ dhe gjithë akterët relevant që ndikojn pozitivisht në menaxhimin e institucionit!
Një çështje që vazhdon të përflitet është paga jo e kënaqshme e mësimdhënësve. Sa duhet të jetë vlera e koeficientit të pagave sipas jush?
Unë mendoj që puna e një mësimdhënësi që punon me dashuri të madhe ndaj nxënësve nuk paguhet mjaftushem as me 110 nëse do të rritet kjo vlerë. Unë personalisht mendoj që pas ngritjes se këtij inflacioni dhe rritjes sistematike të çmimeve kjo pagë nuk është aspak e mjaftueshme. Shpesh herë degjoj që shumë mësimdhënës detyrohen të angazhohen në një punë të dytë për të arritur që ti përmbyllin kërkesat dhe nevojat e tyre mujore. Sikur të ishin pagat më të dinjitetshme, besoj që cilësia dhe suksesi do të rritet!
A duhet të ndodhë apo jo testimi i mësimdhënësve?
Jo,nuk besoj dhe nuk kisha dashur të ndodhë testimi i mësimdhënësve, mirpo kisha kërkuar që në Fakultetin e Edukimit të jenë kriteret me të forta që do të rritet niveli i prodhimit të cilësis tek gjeneratat e reja! /AlbanianEducation.net/.