Nga viti 1995 është pjesë e sistemit arsimor, së pari si mësuese dhe më pas për vite me radhë drejtoreshë në disa shkolla, së fundmi në Gjimazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë.
Kontributi i saj në arsimin shqip është i madh, dhe nuk e ndal as sot përkushtimin dhe punën që të zhvilloj këtë sektor mjaft të rëndësishëm.
Fjala është për drejtoreshën Fahrije Latifi Ratkoceri e cila në një intervistë për AlbanianEducation.net flet në detaje për karrierën e saj, për kohën kur e kapi për herë të parë ditarin dhe angazhimin që vazhdon edhe sot, ndërsa jep mendime shumë të vlefshme edhe për si duhet dërgohet përpara arsimi dhe ka një mesazh mjaft me rëndësi edhe për Fakultetin e Edukimit ku dalin mësimdhënësit e rinjë.
Drejtoresha flet edhe për tema të tjera si, ajo e testimit apo jo të mësimdhënësve, për vlerën e koeficientit të pagave, ndërsa ka një mesazh edhe për nxënësit, prindërit dhe vet ministres e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Lexoni të plotë intervistën me drejtoreshën Fahrije Latifi Ratkoceri dhënë për AlbanianEducation.net.
Një CV e juaja që t’iu njohin lexuesit më shumë?
E martuar (bashkëshorti Gëzimin -mësimdhënës i shkencave dhe nënë e dy fëmijeve Bledit 25 vjeç – dhe Eronës 23 .
Jetoj dhe veproj në Prishtinë-rrejdh nga familje arsimdashëse e Komunës së Prishtinës. Familjarët –të parët e saj ishin themelues të shkollës shqipe në Gollak. Stërgjyshi I saj në shek.19 kishte leshuar shtëpinë për shkollë në fshatin Prapashticë, por edhe për të gjitha fshatrat përreth. Nga familja e saj ishin shumë mësimdhënës duke filluar nga axhallarët deri tek babia, motra dhe vet unë. Kjo tregon se kam një trashëgimi nga familja që të merret me arsimim dhe edukim të brezave.
Jam e martuar me Gëzimin po ashtu nga një familje me profesion arsimin, e më e mira që edhe vet Gëzimi është mësimdhënës i lëndës së Fizikës dhe Kimisë si kontribues i çështjes së arsimit para dhe pasluftës në Kosovë.
EDUKIMI
Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e kam të përfunduar në Prishtinë, si dhe studimet dhe ato posdiplomike në shkenca të edukimit, ku edhe mora titullin Master Udhëheqje në Arsim, Fakulteti i Edukimit , Universiteti “Hasan Prishtina” Prishtinë
PËRVOJA NË PUNË
*Nga viti shkollor 1995/96 – 2002/03 Mësimdhënëse e lëndës së historisë.
*Nga viti shkollor 2002/03 – 2008/09 Drejtoreshë në shkollën “Zenel Hajdini” në Lupç të Poshtëm,Komuna e Podujevës
*Nga viti shkollor 2009/10 – 2010/11 Zëvendësdrejtoreshë në shkollën “Shkëndija”, në Hajvali
*Nga viti shkollor 2010/11 Drejtoreshë e “Shkollës së Gjelbër”, Prishtinë , ku në vitin shkollor 2018/19 në bazë të performances më vazhdohet kontrata e punës .
* Në vitin 2021 (tetor), zgjedhem drejtore në Gjimnazin “Sami Frashëri”, ku për një vit punë kam hasur vështërsi e sfida që as në kohën e luftes e okupimit nuk e kam pasur sikur në këtë vit në këtë Gjimaz. Pse? Sepse njihem si një grua e fortjë, profesioniste dhe që ka kritere të punës bashkë me rezultate, por si duket shoqëria jonë këtë nuk po e pranon.
Ishte momenti i zgjedhjeve komunale dhe individ brenda dhe jashtë shkolle kishin interesa të shumta në këtë Gjimnaz ku edhe i vunë në lojë nxënësit dhe prindërit e pafajshëm/
Kështu duke parë që po abuzohet me nxënës dhe prindër unë veten time nuk e kam lejuar që të jem pjesë e këtij skenari që as niveli komunal e as ai shtetëror nuk reagonte ndaj individëve të caktuar, ku nxënësit vinin në shkollë e mesimin nuk e zhvillonin profesorët.
Stili i punës sime është të krijoj mundesi të kem cilësi dhe nxënës që me deshirë të vijnë në shkollë, këto kushte organet përgjegjëse nuk më ofruan dhe unë nuk pranova më të vazhdoj ë atë institucion.
Kalova ushtrues ddetyre në Gjimazin e Specializuar Matematikor (2022), ku DAK me propozuan të kaloj atje, duke e pare CV dhe punën time të shkëlqyer në arsimin kosovar. Vlen të ceket se gjatë shpalljes se konkursit dhe gjatë intervistimit dola të jem kandidatja më e fortë nga vleresimi i komisionit me 100 pikë, pothuajse nivel vendi. Kështu u zgjodha drejtore në Gjimnazin e Specializuar matematikor në prill 2023
Gjatë gjithë përvojës në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinjë, kam kontribuar në ngritjen dhe avancimin e arsimit shqip në Kosovë.
Punë e kam filluar gjatë periudhes së okupimit të pushtuesit serb, ku pasluftës në vitin 2002 jam zgjedhur drejtoreshë në shfmu.” Zenel Hajdini” Lupç i Poshtëm-Podujevë. Mora këtë pozitë të udhëheqjes në kushtë shumë të vështira, ku objekti shkollor ishte djegur nga okupatori serb, pra fillova punën si menaxhere/udhëheqëse e kësaj shkolle në kontiniere/shkollë. Me përpjekjen dhe realitetin, po edhe sfidën që përjetova arrita të krijoj kushte që të ndertohet shkolla e shek.21 m’u në mes të fshatit, ku sot e kësaj dite ai objekt përveç që shëndritë nga hijeshia dhe dukshmëria, shëndrit edhe nga cilësia e të nxënit. Vërtyt të madh kam treguar edhe si zv.drejtoreshë në shfmu. “Shkëndia” në Hajvali, ku për 1 vit sa qëndrova , kam kontribuar në krijimin e një kulture të mirëfilltë brenda për brenda shkollës dhe komunitet.
Me t’u zgjedhur drejtoreshë në shfmu. “ Shkolla e Gjelbër”2010/11 (themeluese e shkollës), në Prishtinë, aty m’u dha mundësia edhe më madhe të shfaq inovacionin dhe përgatitjen që e kisha për një shkollë të shek. 21. Për 10 vite radhazi në menaxhimin dhe udhëheqjen e kësaj shkolle, kam arritur të jap imazh të lartë këtij institucioni. Krahas kësaj kam përfituar shumë projekte nga shumë organizata, ku kam bërë që kjo shkollë të jetë model në rajon.
Për 7 vite radhazi jam bashkëpunëtore e Prof. Halim Hyseni, njëherit trajnere e projektit Udhëheqja dhe Administrimi i Shkollave në kuadër të organizatës QAPA, e prirë nga prof.Halim Hyseni dhe ekspert tjerë të arsimit shqip.
Gjatë vitit shkollor 2018/19 me kontributin dhe menaxhimin e shkollës së Gjelber në Prishtinë, bëra që në kuadër të Bep/Usaid të bëhem pjesë e rrejtit të shkollave dhe edukatoreve innovator Microsoft innovative Pathfinder school, pastaj me GIZ-in Shkolla e Gjelbër në udhëheqjen time hynë në një ndër SHKOLLAT KAMPIONE nivel vendi.
Projekte tjera që kam përfituar janë të shumta por po i përmendim vetëm disa ndër ato të shumta: EKorimoriko ekologjike (170mijë euro)-paisje didaktike për ripertrirjen e energjise, Serra/Kopshti shkollor, Qendra trajnimi ( smart board, llaptop etj), punëtori rreth trajnimeve të mësimdhënsve, projekte rreth kulturës dhe sigurisë në shkollë etj…
TRAJNIMET
Në çështje arsimore –udhëheqja, cilësi dhe inovacione në arsim me organizata me të njëjtin qëllim si: KEC, USAID-BEP, CIMIC-GIZ, CESES, ECDL, GIZ-Udhëheqja në Arsim, QAPA-trajnere per Udheheqje dhe administrim te shkollave, SBASHK-trajnere e programit Udheheqja ne Arsimin parauniverzitar.
Kam marrë pjesë në shumë forume që kanë të bëjnë me çështjen e arsimit si në Milano në bashkëpunim me organizatën CESES, pastaj në Londer BEET- (panair nderkombetar përdorimi I teknologjise informative ne Arsim), Microsoft-Microsoft Pathfinder School 2013, e punëtori tjera…
Pastaj kam qenë pjesë e përpilimit të Plani Zhvillimor i Arsimit në komunën e Prishtinës 2012-2017.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, ka dhënë kontribut të madh në përpilimin dhe botimin e revistes educative “Bleta Punëtore”, pastaj në punëtori dhe konferenca Brenda dhe jashtë vendi, që kanë të bëjnë me ngritjen dhe reformen në arsim, perpiliuese dhe fituese e shumë projekteve nga MASHT, DKA, dhe OJQ.
Krahas kësaj njohëse e mirë e planifikimit arsimor, ku për dy vite radhazi fitoj çmimin e pare nivel komune-Prishtinës për planifikim dhe realizim të PZHSH.
Si njohëse e mirë e kësaj lëmie bashkëpunoi me shumë ekspert të arsimit e sidomos me prof. Halim Hysenin, ku edhe mbaj ligjëratën e PZHSH ne institucioni e licencuar nga MASHT për trjanimin e drejtorëve të ardhshëm QAPA si dhe me SBASHK.
Vlen të theksohet se bashkëpunoj me zyrtar si nga brenda vendit ashtu edhe nga jashtë, ka bashkëpuni të mirëfilltë me Ambasadën Amerikane, USAID, William Woker, Amabasaden Gjemane, GIZ, SBASHK, QAPA e shumë institucione tjera kredibile që më ndihmon në ngritjen time si femër shqiptare ku kjo ndikon tani edhe në menagjimin e familjes por edhe në profesionin tim të shenjtë.
2021 kam botuar liber doracak/modulin Zhvillimi i Kapaciteteve për Udhëheqje Arsimore në Shkollat e Kosovës -PLANI I ZHVILLIMIT TË SHKOLLËS.
Sa nxënës dhe sa mësimdhënës ka shkolla juaj?
Gjimazi i Specializuar Matematikor në këtë vit shkollor ka 98 nxënës të cilët pranohen me test pranues dhe janë nxënës që e duan matematiken dhe TIK si dhe kanë një aftesi të lartë të dijes, rreth 35 profesor, 17 profesor janë direkt nga UP Fakulteti i Shkencave dhe Matematikë. Pra ka një specifikë tjetër në krahasim me gjimnazet tjera.
A mund të na tregoni për lexuesit tanë se çfarë ndjenje ka qenë kur e keni kapur ditarin për herë të parë në dorë?
Zgjedhja e profesionit apo misionit ta quaj, luan rol të rëndësishëm. Si mësimdhënëse e historisë në vitet e okupimit 1995, për mua ishte një krenari dhe mburrje se jam duke kontribuar në arsimin shqip në atë kohë okupimi e pa pagesë, ose një pagë që fare nuk plotësonte as gjërat elementare (50 marka). Pra kur unë merrja ditarin në dore dhe hyja në klasë kisha krenari, por edhe frikë për nxënësit dhe sigurinë e tyre. Andaj për mua ka qenë aq sfidë por edhe krenari, me shpresë se do lirohemi pasi kem ruajtur që atëherë Republiken e Kosovës, se do forcohemi do e kryejmë detyrën tonë me nder dhe do kemi përkrahje institucionale që tani i kemi.
A mund ta veçoni një moment që ju e kujtoni çdo herë me nxënësit?
Kujtimet më të këndshme janë ato me nxënësit e që ka shumë shumë. Po e ceku kujtimin me nxënësin e klasës së dytë në vitet 2020, nxënës i cili ka pasur pengesa në të pamur e që unë si drejtore e shkollës, nxënësin në fjalë e duanim të jetë pjesë e shkollës sonë e jo shkollave tjera, pasi donim ta ndihmonim një gjeni siç ishte ky nxënës Kujtimi për të: Nxënësi në fjalë çdoherë e ka pasur kur të vij në shkollë të përqafemi e të nis orët e mësimit me përqafimet e mia. Një ditë nuk ndodhi kjo, unë kisha harruar (sa keq), gjatë orëve të mësimit kisha punë në atë klasë. Po sa hyra nga dera shfaqa përshëndetjen time ledhatuese për të gjithë nxënësit, ku nxënësi XY nuk arriti të më sheh por vetëm zërin ma dëgjoi, dhe vrap u ngrit dhe m’u afrua dhe m’u hudh në përqafim. Ky kujtim dhe mirësinë që kam bërë për këtë nxënës se e kem pasur obligim, nuk do e harroj kurrë. Çka dua të them se shkolla dhe mësuesi e menaxheri është për gjithe nxënësit pa marrë parasysh aftësitë, mundësitë, zhvillimet etj të fëmijut.
Po një kujtim me kolegët mësimdhënës?
Kujtimet janë të shumta, si fillestare në shkollën e parë që kam punuar ku kolegët e më së shumti mirëpritje pata nga kolegu i lëndës së Fizikës dhe Kimisë, tash bashkëshorti im Gëzimi, ku edhe në vazhdim ne lidhëm kuroren e dashurisë. Kujtime tjera kam në kohën e themelimit të Shkollës së Gjelbër, përgatitja dhe hapja e kësaj shkolle. Kolegu mësuesi Isuf Krasniqi përveç mësues me kontribut në luftë dhe mësues i dalluar e që kishte fat që e kishte Shkolla e Gjelber mori si mësues në këtë shkollë në ditën para fillimit të punës së kësaj shkolle bashkë me mua pastruam afër 3000 m2 të saj, rregulluam bankat, karriget, tabelat dhe çdo gjë që ishte e nevojshme për pritjen e nxënësve dhe mësimdhënësve tjerë. Ky kujtim lidhet me historikun e Shkollës së Gjelbër dhe është kujtimi më i mirë dhe sfidues i imi.
Ju ushtroni pozitën e drejtoreshës së shkollës, sa është e vështirë të menaxhohet, na flisni pak?
Sot, IEAAP kanë drejtor shkolle në Kosovë bazuar në ligjin pr arsimin parauniversitar.
Unë jam nga viti 2002 drejtore e shkollave të Kosovës. Roli i drejtorit të shkollës është shumë me rëndesi të madhe në një shkollë. Kur kemi një drejtor të mirë edhe shkollën e kemi të mirë, nuk ka shkollë të mirë me drejtor të keq, ose shkollë të keqe me drejtor të mire. Si duket në vitet e fundit pozita e drejtorit sikur është dobësuar. Drejtori fillimisht duhet të zgjedhet dhe të ketë aftësi menaxhuese, udhëheqëse e administruese. Mungesa e këtyre kritereve dhe ndikimet tjera, drejtori qëndron dobët, dhe sfidat e pasojat do jenë në atë institucion. Nje drejtor me aftësi dhe profesionalizëm në Kosovë nuk çmohet dhe vlerësohet, edhe shteti e ka lënë me pagesë jo të mirë për punën që e bën. Unë në rolin e drejtores për afër tre dekada kam pasur ca ngarkesa, por që i kam menaxhuar dhe sukseset nuk më kanë munguar asnjëherë.
Kryeministri ka thënë se nga janari vlera e koeficientit të pagave do të rritet 110 euro. A është e mjaftueshme apo duhet të jetë vlera më e madhe? Sa sipas jush?
Nëse duam arsim cilësor dhe e kem në prioritet në startegjinë e arsimit nivel vendi, atëherë misioni i mësimdhënësit duhet vlerësuar dhe stimuluar. Por edhe mësimdhënësi duhet të jetë i vërteti dhe i duhuri për vendin e punës.
Krahas zhvillimeve ekonomike në vend duhet edhe pagat të jenë, andaj mësimdhënsi nuk duhet të bie rast social, por të jepet vlera e duhur për një arsim cilësor, e mos të jemi të fundit në PISA. Ligji për paga është ligj i domosdoshëm, por koeficienti për kohën që po jetojmë edhe 110 ështe e ulët, duhet të jetë e lartë!
Një çështje që diskutohet shumë është ajo e testimit apo jo e mësimdhënësve. Mendimi juaj cili ëshë?
Përgaditja profesionale e mësimdhënèsit ështe rregulluar me ligj dhe udhëzim administrative, ku gjatë konkursit dhe pranimit në punë/mësimdhënës në shkolla, kërkohet kjo përgaditje. Unë mund ta bëj një krahasim para lufte dhe tash pas luftës –mësimdhënësit para lufte kanë qenë mirë të përgatitur dhe nuk kanë arritur që me lehtësi të përfundojnë provimet në fakultetet përkatëse. Në atë kohë nota maksimale që arrihej të merrej ishte shumë e vështirë, por që profukti mësimdhënesi ishte perfekt dhe i përkushtuar profesionalisht. Ndërsa tani më të dalurit nga Fakulteti i Edukimit në Prishtinë kemi mësimdhënës në shkolla që nota mesatre ne studime arrinë në 9 dhe 10, por gjatë punës vërehen mangësi të mëdha. Andaj ky fakultet që ka të bëj me prodhim të mësuesve tanë të ketë dhe të mbaj kritere përndryshe arsimi kosovar do bie ende. Këtu tash po e lidhi vlerësimin e mësimdhënësve përmes testimit:
-nëse do kishim 4 vite studim dhe përformim serioz nuk do kishte nevojë për testim
-nëse do kishim vlerësues/testues të panashëm e professional pse jo mos të zhvillohet testimi (por mungon personaliteti vlerësues e testues pasi nuk kemi serioz, ka por ata nuk vijnë në shprehje të kryejnë këtë proces pasi ka interesa të ndryshme)
-nëse do kishim drejtor shkollash professional e meritor në shkolla si dhe nese i kemi disa atyre nuk ju jepet hapsirë, nuk do kishte nevojë për testim të mësimdhënësve. Arsyeja është se drejtori i mirë e professional e përcjell në orë e çast mësimdhënsin e tij, e zhvillon e këshillon dhe kujdeset për punën e mire të tij e saj. E kështu do ketë rezulatete pozitive.
Pra zgjedhni drejtor profesional, si dhe të ju japim vlerën e duhur e pa involvime dhe interesa jo në të mirë të shkollës, ARSIMI do ketë përmirësime e ngritje.
Për fund, një mesazh i juaj për nxënësit dhe prindërit dhe për ministren Nagavci?
Prindërit të ndihmojnë shkollën të bashkëpunojnë që fëmiju i tyre të merr dije, por jo të bën presion shkollës ndoshta për ndonjë interes që nuk shkon në dobi të fëmijës së tij.
Nxënësi-të respekton shkollën mesimdhënësin dhe drejtën e tij dhe mësimdhënësit, të ketë prioritet mësimnxënien për atë edhe që shkon në shkollë.
Mësimdhënësi, të punoj me profesinalizëm të lartë, me betimin e mësuesit pa asnjë anim por vetëm duke i shikuar dhe mësuar nxënësit të gjithë njësoj. Pra të e realizon misionin dhe betimin që ka dhënë për edukim dhe arsimim të gjeneratave të ketij vendi. Të bashkëpunon me menaxhmentin, me prindin dhe të merr pjesë në trajnime e zhvillime profesionale e të ec me kohën, pasi nxënien e kemi të shek.21, dhe mësimdhënia duhet të jetë e shek.21.
Ndërsa Ministres uroj të ketë zgjidhje të mirëfillta të shumë çështjeve që e ka kapluar arsimin kosovar. Zgjidhja e çështjeve që ka arsimi kosovar, Ministrja duhet t’i zgjidh vetëm me njërëz profesionist dhe përvojë në arsim, assesi më njerëz të cilët nuk e kuptojnë rolin e arsimit!
Ekspert e profesionist ka Kosova, andaj të bashkëpunojmë e të veprojmë sepse është koha, më vonë do kemi dështim total.
Bashkëpunim, veprim serioz MASHTI-DKA-SHKOLLË-KOMUNITET! /AlbanianEducation.net/