E premte, 20 Shtator, 2024

INTERVISTË | Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Baçi: Punësimi i psikologëve në shkolla, rritja e bursave, hapja e çerdheve të reja – disa nga sukseset e deritanishme

- Advertisement1-

Punësimi i psikologëve në shkolla, rritje e bursave për studentë, hapja e dy çerdheve të rej, ngritja e infrastrukturës shkollore, bisedimi me nxënës të shkollave të mesme, janë disa nga punët e realizuara nga Drejtoria e Arsimit në Gjakovë. Kështu thotë në një intervistë për AlbanianEducation.net drejtoresha e DKA-së në Gjakovë, Eranda Baçi.

Ajo në këtë intervistë tregon në detaje për numrin e nxënësve në shkollat e Gjakovës, për çështjen mjaft shqetësuese atë të mbylljes së shkollave në fshatra, planet për të ardhmen, kurse flet edhe për tema mjaft të diskutatara, si ajo rreth vlerës së koeficientit të pagave dhe testimit apo jo të mësimdhënësve.

- Advertisement -

Lexoni të plotë intervistën me drejtoreshën Eranda Baçi dhënë për AlbanianEducation.net:

Së pari një CV e juaja që të ju njohin sa më shumë lexuesit tonë?

Për 23 vite kam qenë pjesë e shoqërisë civile me ç’rast kam udhëhequr Organizata Joqeveritare të cilat janë marrë me rindërtimin e vendit, fuqizimin e institucioneve demokratike dhe rritjen e transparencës. Gjithashtu kam udhëhequr projekte për mbrojtjen dhe fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri si dhe zhvillimin lokal. Kam të përfunduar Fakultetin Juridik si dhe kam vijuar një sërë trajnimesh në fushën e të drejtave të njeriut.  Pas zgjedhjeve lokalë të vitit 2021 jam emëruar Drejtoreshë e Arsimit në Gjakovë. Gjithashtu jam nënkryetare e Aleancës së Gruas të Kosovës si dhe kryetare e Aleancës së Gruas dega në Gjakovë.

Sa është numri i nxënësve në shkollat e komunës të Gjakovës?

Fillimisht do të paraqes të dhënat për numrin e përgjithshëm të nxënësve dhe fëmijëve në institucionet edukativo-arsimorë të Komunës së Gjakovës. Në qerdhet e Komunës së Gjakovës janë në total 594 fëmijë. Ndërsa nxënësit e klasave të nivelit 1 deri në 9 janë: 10050 kurse niveli 10 deri 12 janë 3209. Viti shkollor 2023-2024 ka filluar me 635 nxënës më pak se vitit paraprak.

Në shumë komuna po mbyllen shkollat për shkak të numrit të vogël të nxënësve. A është mbyllur ndonjë në komunën tuaj, apo rrezikon të mbyllet? Nëse po, na tregoni konkretisht sa, dhe në cilat fshatra?

- Advertisement -rrrrrrr

Pavarësisht faktit se kemi pasur një numër më të ulët të nxënësve të regjistruar në këtë vit shkollor ne nuk jemi ballafaquar me rrethanat në të cilat do të duhej të merrnim vendim për mbylljen e ndonjë shkollë. Por, në tre vitet e fundit i kemi mbyllur 11 paralele të ndara në fshatra të ndryshme. Sigurisht se ka shkolla që kanë numër të ulët të nxënësve dhe kjo është dukuri që po ndodhë në tërë Kosovën.

Clat janë tre projektet madhore që keni realizuar deri tani, dhe ato që synoni t’i realizoni deri në fund të mandatit?

Unë do të veçoja disa prej projekteve të shumta që kemi zhvilluar dhe të cilat janë në proces të realizimit. Të gjitha shkollat e Gjakovës tashmë kanë të punësuar psikologë të cilët punënojnë në baza ditore me fëmijë dhe kjo mendojmë se shënon një sukses të madh të Drejtorisë së Arsimit. Gjithashtu kemi angazhuar 22 asistente të cilat i asistojnë fëmijët me nevoja të veçanta gjatë procesit mësimorë. Kemi vendosur dollapët personal për secilin nxënës në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta. Gjithashtu e kemi rritur numrin e bursave për studentë. Për herë të parë gjatë këtij mandati është hapur klasa e baletit si dhe kemi themeluar Korin e Grave dhe Vajzave të Gjakovës. Në bashkëpunim me UNICEF-in kemi hapur dy klasa burimore për fëmijë me nevoja të veçanta dhe kemi filluar përdorimin e pyetsorit të Washington Group për të identifikuar hershëm fëmijët me aftësi të kufizuara. Këto janë vetëm disa prej projekteve që i kemi zhvilluar dhe janë në zhvillim. Në aspektin e infrastrukturës, të gjitha shkollat e Komunës së Gjakovës kanë shënuar përmirësime të dukshme. Investimet në infrastrukturë i kemi zhvilluar në bazë të prioriteteve dhe nevojave që kanë pasur shkollat dhe tashmë kemi një situatë kur të gjitha shkollat janë në gjendje shumë të mirë infrastrukturore. Gjatë këtyre viteve kemi hapur dy çerdhe të reja me investime të Komunës së Gjakovës dhe një tjetër është duke u ndërtuar përmes një investimi të Ministrisë së Arsimit. Kurse çerdhet ekzistuese janë në procesin e vazhdueshëm të renovimit. Një pritoritet që e kam pasur që nga marrja e detyrës është siguria në shkolla për çka unë personalisht angazhohem në baza ditore duke diskutuar me udhëheqës të shkollave, mësimdhënës dhe nxënës. Gjithashtu mbaj takime të rregullta me institucionet e rendit për të kordinuar hapat në mënyrë që shkollat të jenë një ambient i sigurtë. Së fundi kam realizuar një bisedë me dyer të mbyllura më nxënës të shkollave të mesme. Këto biseda kanë qenë shumë produktive dhe tashmë e kam një pasqyrë të qartë se si i shohin nxënësit zhvillimet brenda shkollës dhe cilat janë brengat e tyre. Këto do t’i adresojmë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndër planët tona që do të përmendja është edhe fillimi i një pilot projekti përmes së cilit do të realizojmë mësimin gjithëditor në njërën nga shkollat e Komunës së Gjakovë me synimin që pastaj të kemi më shumë shkolla që zhvillojnë mësimin gjithëditor.

A ka mjaftueshëm mësimdhënës në komunën tuaj apo ka mungesë? (Nëse ka mungesë, në cilat drejtime më shumë)?

Në përgjithësi e kemi mirë të mbuluar procesin me mësimdhënës, megjithatë periudhën e fundit kemi hasur në mungesë të mësimdhënësve të lëndës së matematikës dhe fizikës.

Një temë që çdo here çon pluhur është ajo e testimit apo jo të mësimdhënësve. Cili është mendimi juaj për këtë?

Ne angazhohemi që mësimdhënësve t’ju ofrojmë trajnime të vazhdueshme në bashkëpunim me organizata të licencuara sepse mendojmë se mësimdhënia është një profesion që kërkon përditësim të vazhdueshëm të aftësive dhe njohurive.

Kryeministri ka thënë se nga janari vlera e koeficientit të pagave do të rritet 110 euro. A është e mjaftueshme apo duhet të jetë vlera më e madhe? Sa duhet të jetë sipas jush?

Kuadri arsimor ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme financiare dhe profesionale. Mendoj se ky koficient nuk është i mjaftueshëm dhe do të duhej të ishte 130. Këtu bazohem edhe në raport me inflacionin. Mësimdhënësit nuk kanë qenë të kënaqur edhe me koficientin fillestar dhe ne kemi pritur se Qeveria do të marrë për bazë kërkesat e tyre.

Sa jeni të kënaqur me mbështetjen që merrni nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci? Cili është messazhi juaj për të?

Përgjegjësitë e nivelit qëndror dhe atij lokal në fushën e arsimit janë të rregulluara me ligj dhe ne jemi të vendosur që në përpikëmëri të zbatojmë kompetencat tona si institucione lokale në menaxhimin e sistemit arsimor. Sigurisht se në shumë aspekte kërkohet bashkëpunimi me nivelin qëndror dhe jemi të vendosur që secilën kërkesë dhe nevojë të shkollave të Komunës së Gjakovë ta adresojmë edhe në nivel qëndror.

Për fund, cili është mesazhi juaj për mësimdhënësit gjakovar, nxënësit dhe prindërit?

Unë edhe në komunikimet e përditshme që kam me mësimdhënës, prindër dhe nxënës ju them se shkolla nuk është vetëm një ambient ku merren njohuritë në bazë të një kurrikule, por ajo është edhe një institucion i zhvillimit të individit në shumë aspekte tjera. Prandaj kërkoj gjithnjë që të ketë bashkëpunim në raportin mes mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve në mënyrë që çdo pengesë të zgjidhet përmes debatit nga i cili, në fund, do të duhej të përfitonin të gjithë. /AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

“Prindi 1”, “Prindi 2”, në vend nëna dhe babai, Komuna e Prishtinës del me sqarim pas reagimeve të shumta

Të martën një dokument i shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë ka shkaktuar reagime të...