E premte, 17 Janar, 2025

INTERVISTË| Djana Koçiaj, themeluese e shkollës “Iliria” në Londër: Të mbajmë gjallë gjuhën shqipe ndër breza edhe në diasporë

- Advertisement1-

Ka një karrierë prej 30 vitesh si mësimdhënëse në disa shkolla të qytetit të Fierit, në disa prej tyre ka qenë edhe drejtuese. Më pas u shpërngul në Angli për të jetuar bashkë më familjen. Por, largimi nga atdheu nuk bëri të heq dorë nga mësimdhënia, por të kontribuoi edhe më fort në edukimin e brezave, çka është më e rëndësishme të mbajë gjallë arsimin shqip edhe në diasporë, këtë rast në Britani të Madhe.

Fjala është për Djana Koçiaj e cila themeloi shkollës shqipe “Iliria” në Londër, ku deri tani ka hapur dy pika shkollore, një në zonën e Barnetit dhe tjetrën Walthamstow, me qëllimin  të ofrojë edukim cilësor për të gjithë fëmijët shqiptarë që jetojnë në Angli, dhe mbi të gjitha ata të ruajnë kulturën dhe gjuhën tonë.

- Advertisement -

AlbanianEducation media që merret ekskluzivisht me arsim, ka realizuar një intervistë me mësimdhënësen Djana Koçiaj e cila në detaje rrëfën si nisi ideja për hapjen e shkollës “Iliria” në Londër, si bëhet regjistrimi i nxënësve shqiptar, dhe ka një mesazh për prindërit që jetojnë në Angli.

Lexoni të plotë intervistën me Djana Koçiaj, themeluese e shkollës shqipe “Iliria” në Londër, dhënë për AlbanianEducation.net:

Një CV  e juaja e shkurtër?

Kam lindur në Fier dhe kam studiuar për gjuhë – letërsi në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, më pas kam kryer edhe master për menaxhim dhe administrim arsimi në Universitetin “AleksandërXhuvan” në Elbasan. Kam një karrierë prej 30 vitesh si mësimdhënëse në disa shkolla të qytetit të Fierit. Në disa prej tyre kam qenë drejtuese! Për disa vite kam qenë pjesë e administratës së arsimit si inspektore dhe specialiste e burimeve njerëzore. Në Londër kam kryer trajnime të ndryshme ku jam vlerësuar me Certifikatë në Lidership, program firmimi i Parlamentit Anglez. Prej 4 viteve jemi zhvendosur me familjen në Londër! Që në fillimet e mia këtu, kërkova të jepja mësim për fëmijët e emigrantëve shqiptarë. Pasi dhashë mesim online (për shkak të covid-19) më pas vijova të jap mësim në shkollë larg vendbanimit tim. Gjej rastin të falënderoj znj.Luljeta Nuzi për suportin e jashtëzakonshëm emicional që më ka dhënë në rrugëtimin tim! Mirënjohje pafund që kurrë nuk u lodh duke bërë maksimumun që unë të gjeja ekuilibrat në këtë shtet ku gjithçka funksinonte ndryshe nga vendi që unë vija. Në përgjithësi unë kam kurajë dhe shpirt luftarak, kam vullnet dhe këmbëngulje për të realizuar gjërat që unë marr përsipër të bëj. Ky është një rast i tillë. Kam disa njerëz që më kanë mbështetur duke më udhëzuar, duke më dhënë kohën e tyre të çmuar për të finalizuar këtë sipermarrje atdhetare e komunitare të vështirë por të bukur! Me përulësi falenderoj znj.Merita Isufi e cila nuk u lodh dhe ishte gjithmonë e gatshme për të mu gjendur pranë në çdo hap.

Sa shkolla keni hapur deri tani në Britani të Madhe? Na flisni pak më shumë për iniciativën për hapjen e tyre.

Kemi dy shkolla në Londër, e para është hapur më 14 shtator të vitit 2024, dhe tjetra më 12 janar të 2025-tës. Janë dy shkolla që janë hapur në një periudhë të shkurtër kohore, dhe për këtë ndihem e lumtur dhe krenare.

- Advertisement -rrrrrrr

Shkolla shqipe ILIRIA është ideuar prej dy vitesh dhe unë e kam pagëzuar kështu sepse m’u duke se ishe pranë rrënëve.

Shkolla e parë ILIRIA është hapur fillimisht në zonën e Barnetit ku unë jetoj, dhe shkolla tjetër Walthamstow, një komunë tjetër po e Londrës.

Fillimisht janë regjistruar 15 nxënës dhe regjistrimi bëhet për grupmoshat nga 5 deri 16-vjeç.

Regjistrimi i tyre bëhet pas një testi psikologjik që unë ju bëjë fëmijëve për të parë nivelin e tyre, dhe pastaj me të dhënst e tyre personale bëhet regjistrimi dhe vazhdon mësimi normalisht.

Sa është e vështirë sot të udhëheqës një institucion shkollor, sidomos në diasporë?

Janë disa faktorë që e bëjnë të vështirë, por jo të pamundur këtë sfidë. E para këta janë fëmijë të cilët nuk kanë kontakte me gjuhën shqipe, fëmijë të cilët janë të ekspozuar nga mëngjesi deri në mbrëmje me gjuhën angleze, prandaj edhe këmbëngulja jonë do të jetë më e fortë, më e qëndrueshme, dhe më e palëkundshme për t’i mbajtur këta fëmijë në korent me gjuhën shqipe.
Të vetmin kontakt fëmijët të cilët kanë lindur dhe jetojnë këtu me gjuhën shqipe kanë kur flasin me të afërmit e tyre në Shqipëri e Kosovë, kështu është pak e vështirë, por jo e pamundur.

Cili është mesazhi juaj për Ministrinë e Arsimit në Kosovë dhe Shqipëri?

Ministria e Arsimit në Shqipëri dhe në Kosovë na kanë dhënë një ndihmë të madhe pasi librat që përdorim janë libra për diasporë, pra përdoren për fëmijët enkas për diasporë dhe ne i marrim përmes dy Ambasadave, për çka i falënderoi. Të dy Ambasadat në hapjen e dy shkollave kanë qenë prezent, me gjithë përkushtimin, impenjimin dhe mesazhet e forta që kanë përcjellë në mbajtjen gjallë të gjuhës shqipe.

Cili është mesazhi juaj për prindërit që jetojnë në Angli, veçanërisht ata që jetojnë në zonat ku keni hapur shkollat?

Sigurisht kam dhe një mesazh për prindërit se duhet të regjistrojnë fëmijët në gjuhën shqipe. Është domosdoshmëri mësimi i gjuhës nënë, është domosdoshëri përcjellja e gjuhës shqipe ndër breza.
Ata janë e ardhmja, nëse ata nuk e mësojnë, gjuha shqipe do të humbasi, sepse ne kemi një fjalë të mençur ku thuhet ‘gjuha ruhet, aty ku shkruhet’, dhe nëse kjo gjuhë nuk shkruhet, ajo është e destinuar të humbasi. Një komb vdes, kur gjuha vdes. /AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesi hero i Ersekës: Çdo ditë udhëton në këmbë 20 kilometra për të mësuar 1 nxënës

Prej më shumë se 3 dekadash, Kastriot Aliko, mësues nga Erseka ka treguar përkushtim...

Nxënësit e shkollës “Arif Shala” në Korroticë të Ulët të Drenasit krijojnë 4 robotë edukativë

Në një arritje të jashtëzakonshme për arsimin dhe inovacionin në komunën tonë, nxënësit e...

Pensionohet arsimtarja e fizikës, Bahrie Zeneli nga Prishtina

Është pensionuar arsimtarja e fizikës, Bahrie Zeneli. Njoftimin e ka dhënë shkolla "Pjetër Bogdani"...

Inaugurohet shkolla e re në Talinoc të Ferizajt

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kryetari i Komunës, Agim Aliu,...