E shtunë, 27 Korrik, 2024

INTERVISTË | Ali Luzha, drejtor i shkollës “Tefik Çanga” në Ferizaj: Të rritet numri i inspektorëve të arsimit – jo testim të mësimdhënësve

- Advertisement1-

Nga viti 1982/83 është pjesë e sistemit arsimor. Nga shtatori i vitit 2022 është drejtor në shkollën “Tefik Çanga” në Frizaj, në të cilën kishte qenë mësimdhënës për 33 vite. Sot  udhëheq këtë shkollë që ka mbi 1500 nxënës dhe 81 mësimdhënës.

Fjala është për drejtorin Ali Luzha, i cili në një intervistë për AlbanianEducation.net flet për shkollën që udhëheq, nevojat që kanë, për çështjen e pagave, testimin apo jo të mësimdhënësve, e çështje të tjera.

- Advertisement -

Lexoni të plotë intervistën me drejtorin Ali Luzha:

Një CV e shkurtër e juaja, që të ju njohin lexuesit më shumë?

Kam lindur më 20.12.1960, në fshatin Begracë, Komuna e Kaçanikut. Shkollën fillore e kam mbaruar në vendlindje, shkollën e mesme në Kaçanik, në Gjimnazin “Skënderbeu”, drejtimi matematikë!
Shkollën e Lartë Pedagogjike e kam mbaruar në Prishtinë, drejtimi matematikë. Kam vashduar në Fakultetin e Edukimit, në Gjilan, drejtimi matematikë-Informatikë.
Kam filluar me punë në shkollën fillore “ Vllazërimi” në fshatin Kaçanik i Vjetër, në vitin shkollor 1982/83, për të vazhduar (pas shërbimit të atëhershëm ushtarak) në shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj, nga viti shkollor 1984/85, si mësimdhënës i matematikës, deri në vitin 2019. Në shtator të vitit 2019 u emërova drejtor në shkollën “Rizah Matoshi”, në fshatin Nikadin të Komunës së Ferizajt, deri në vitin 2022. Në shtator të vitit 2022 u emërova drejtor shkollën “ Tefik Çanga”, u riktheva në shkollën ku kisha punuar për 33 vjet, tani ne pozitën e drejtorit në të cilën pozitë gjendem aktualisht.
Në periudhën kohore 2009/ 2013( për një mandat kam qenë asambleist ne Kuvendin Komunal të Ferizajit.
Jam veteran i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jetoj në Ferizaj me bashkëshorten dhe kemi katër fëmijë.

Sa nxënës dhe mësimdhënës ka shkolla juaj?

ShFMU “ Tefik Çanga” në Ferizaj, sipas regjistrimit të vitit shkollor 2023/2024 ka të regjistruar 1501 nxënës, prej tyre 192 nga komuniteti pakicë. Ka 81 mësimdhënës, 2 asistente për fëmijët me nevoja të veçanta. Prej administratës: drejtori, zëvendësdrejtori, sekretari dhe nga stafi profesional: psikologu, pedagogu, si dhe bibliotekisti.
Prej stafit teknik: mjeshtri i shkollës, fokisti si dhe 7 higjienistë.

Me çfarë probleme përballet shkolla juaj?

- Advertisement -rrrrrrr

Shkolla ka numër të vogël të asistentëve në krahasim me numrin e nxënëse me nevoja të veçanta.
Shkolla është trikatëshe dhe i mungojnë shkallët emergjente.
Shkolla ka nevojë për një fushë të jashtme të sporteve.
Shkolla ka nevojë për inventar nga se ky ekzistuesi ëshë shumë i amortizuar.
Shkolla ka nevojë për disa llaptopë dhe për kompletimin e kabinetit të informatikës me kompjuterë.
Shkolla ka nevojë për ndërrimin e dyerve të klasëve.
Për shkak të rritjes së numrit të nxënësve, shkolla ka nevojë për krijimin e hapësirave të reja (së paku edhe dy klasë).

Sa është e vështirë sot të udhëheqësh një shkollë?

Nuk ëshë vështirë nga se të gjithë janë të përkushtar për të kryer me nder punën e vet, duke filluar nga stafi teknik dhe në secilin nivel ekziston një angazhim maksimal në ngritjen e cilësisë. Vështirësitë janë të natyrës teknike, për të cilat po bëjmë përpjekje bashkë me Drejtorinë Komunale të Arsimit t’i evitojmë.

Një çështje që vazhdon të përflitet është paga jo e kënaqshme e mësimdhënësve. Sa duhet të jetë vlera e koeficientit të pagave sipas jush?

Sa i përket pagave mësimdhënësit janë shumë të zhgënjyer, jo aq shumë për nivelin sa nga injorimi total nga ana e qeverisë, sidomos në kohën e grevave, si dhe nga mospërfillja e përfaqësuesve të tyre në përgatitjen e ligjit të pagave.
Vlera e koeficietit të pagave do të duhej të jetë 130 euro.

A duhet të ndodhë apo jo testimi i mësimdhënësve?

Testimi nuk do të ishte forma më e mirë për të ngritur cilësinë në arsim, sepse të gjithë mësimëdhënësit janë të kualifikuar dhe të licencuar. Mënyra më e mirë dhe efektive do të ishte shtimi i inspekorëve të arsimit nëpër komuna dhe të kenë kompetenca për të marrë masa (tu merret licenca) ndaj atyre që eventualisht mund të jenë të pandërgjegjshëm në kryerjen e detyrave dhe obligimeve, ndërsa mësimdhënësit me performancë të shëlqyeshme të marrin pagë shtesë. Mendoj se kjo do të ishte forma më e mirë për të ngritur cilësinë në arsim. Pra, duhet të bëhet një investim në shtimin e numrit të inspektorëve të arsimit.

©AlbanianEducation Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Argjent Latifi nga Podujeva diplomon në njërin prej universiteteve më të njohura në Londër

I riu kosovar Argjent Latifi, me origjinë nga qyteti i Podujevës, është bërë tashmë...

Thyhet akulli, zv.ministri i Arsimit takon Rrahman Jasharaj – flasin për koeficientin e pagave

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, duke iu përgjigjur ftesës, u takua me zëvendësministrin e...

ANKETA: Edukimi Medial të vendoset si lëndë obligative në shkollat e Kosovës

Duke pasur parasysh që konsumues të përmbajtjeve të mediave online janë të gjithë, përfshirë...

Zyrtarja e MASHTI-t: Arritëm ta ulim çmimin e teksteve shkollore, shtëpitë botuese ishin kundër

Kryetarja e Komisionit për negocimin e teksteve shkollore, Merita Januzaj është intervistuar për rreth...