E diel, 23 Shkurt, 2025

Internet pa WIFI, shqiptarja fiton çmimin e 2-të në botë dhe merr dhuratën e veçantë nga Bill Gates

- Advertisement1-

Xhulia Kurti është një studente e vitit të tretë të Shkencave Kompjuterike.

Ajo u rendit e dyta në botë në konkursin botëror të shpikjeve të reja kompjuterike për vitin 2021 dhe ku në fazen finale ishin përzgjedhur 26 pjesëmarrësit më të mirë nga e gjithë bota.

- Advertisement -

Ky konkurs prestigjioz IAA mobilitython, u zhvillua në Mynih, Gjermani për studentet e apasionuar ndaj teknologjisë. Në përfundim, shqiptarja ka marrë edhe një surprizë të bukur.

Miliarderi Bill Gates, bashkëthemelues i Microsoft-it, i ka dhuruar librin e tij (ende të pa dalë në treg) , së bashku me një mesazh përgëzimi për suksesin e merituar.

Në fakt, ky projekt ishte puna e një viti dhe nuk kisha gjetur ku ta prezantoja, derisa projekti gjeti vend në konkursin në Gjermani.

Të përdorësh internetin pa Wifi nuk është vjedhje, është një mënyrë se si të logohesh. Unë si synim kam tregun global, jo Shqipërinë. Babi është një nga partnerët më mbështetës që unë kam gjatë gjithë jetës sime.

Di të them që është një libër interesant dhe ja vlen që të blihet. Është goxha interesant sepse tregon historitë për shkatërrimin e piratërive dhe histori të shkencëtarëve të tjerë”, u shpreh Xhulia.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...