E hënë, 3 Mars, 2025

INTERESANTE: Studentëve u kërkohet që të vënë “kapela kundër mashtrimit” në provime

- Advertisement1-

Studentëve në një kolegj në Legazpi City në Filipine, iu është kërkuar që të mbajnë të ashtuquajturat “kapela kundër mashtrimit, gjatë provimeve, gjë që ka shkaktuar reagime të përziera në vend.

Shumë studentë krijuan mbulesa shtëpiake nga kartoni, kutitë e vezëve dhe materiale të tjera të ricikluara. Të tjerë vunë kapele, helmeta ose maska ​​të Halloween, për të përmbushur kërkesën.

- Advertisement -

Profesoresha Mary Joy Mandane-Ortiz, tha se ajo kishte kërkuar një “mënyrë argëtuese” për të siguruar “integritet dhe ndershmëri” në klasat e saj. Ajo tha se ideja kishte qenë “me të vërtetë efektive”.

Profesoresha tha se kërkesa e saj fillestare kishte qenë që studentët të bënin një dizajn “të thjeshtë” nga letra.

Mandane-Ortiz tha se studentët e saj dolën më mirë këtë vit, pasi që ishin të motivuar nga kushtet e rrepta të provimit për të studiuar më shumë, raporton BBC.

“Shumë prej tyre i përfunduan testet e tyre herët, dhe askush nuk u kap duke mashtruar këtë vit”, shtoi ajo.

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...