humica e njerëzve e shikojnë trurin si të mistershëm. Ata nuk kanë shumë njohuri rreth inteligjencës dhe mënyrës se si ajo funksionon.
Kur bëhet fjalë për inteligjencë ata mendojnë se një person lind inteligjent, budalla, apo me një inteligjencë mesatare dhe në mënyrën se si ka lindur qëndron ashtu gjatë gjithë jetës së tij.
Por studime të reja tregojnë se truri i ngjan më shumë një muskuli, ai ndryshon dhe forcohet kur përdoret.
Shkencëtarët kanë arritur të të tregojnë mënyrën se si truri zhvillohet dhe forcohet kur studioni. Të gjithë e dinë se kur ngrini pesha, muskujt forcohen e bëhen më të mëdhenj.
Një person i cili nuk arrin të ngrejë një peshë 20 kg është si dikush që nuk mund të perceptojë gjëra të mëdha, por siç e dimë me kalimin e kohës kur personi ushtrohet është në gjendje të ngrejë peshën që dikur nuk mundte. Ashtu ndodh edhe me trurin, sa më shumë ushtrohemi me të studiuar, lexuar apo duke parë dokumentare truri në subkoshiencë përthith informacion, dhe në një moment të caktuar do të kuptoni se nuk jeni budalla, thjesht truri juaj ka qenë pasiv e nuk keni patur informacion të mjaftueshëm.
Shkencëtarët kanë zbuluar se truri i njeriut zhvillohet dhe mund të ndryshojë pasi kanë studiuar për një kohë të gjatë kafshët. Ata kanë zbuluar se kafshët të cilat jetojnë në një mjedis sfidues, me kafshë të tjera në kafaz, apo lodra me të cilat mund të luajnë, ndryshojnë nga ato kafshë të cilat jetojnë të vetme në kafaz. Këto kafshë kishin më shumë lidhje mes qelizave të trurit të tyre dhe lidhjet ishin më të mëdha dhe më të forta gjithashtu.
Kafshët të cilat ishin stërvitur duke luajtur me lodra të ndryshme apo dhe me njëra-tjetrën ishin edhe më të zgjuara. Ishin më të shpejta në zgjidhjen e problemeve si dhe në kapjen e lëvizjeve të reja. Një tjetër pikë në të cilën shkencëtarët mbështeten për të treguar se truri i njeriut mund të zhvillohet dhe të ndryshojë, janë fëmijët.
Të gjithë e dimë se fëmijët lindin pa qenë të aftë të flasin apo të kuptojnë ndonjë gjuhë por në njëfarë mënyrë të gjithë fëmijët mësojnë të flasin gjuhën e prindërve, vetëm në vitet e para të jetës së tyre.
Por si e bëjnë ata këtë? Është e gjitha çështje praktike, që në ditën e parë që fëmijët lindin ata dëgjojnë njerëzit rreth e rrotull që flasin çdo ditë dhe përpiqen t’i japin shpjegim të gjitha atyre tingujve të çuditshme që dëgjojnë deh të kuptojnë se çfarë duan të thonë.
Në këtë mënyrë bebet ushtrojnë trurin e tyre duke dëgjuar.