Inteligjenca artificiale në shërbim të të nxënit: UP-ja publikon udhëzues për studentët

- Advertisement5 -

Një udhëzues për përdorimin e inteligjencës artificiale gjenerative (Gen AI) nga studentët e UP-së është miratuar në mbledhjen e Senatit të zhvilluar më 4 mars 2026, ndërsa parasheh përdorim.

- paragrafi 1 -

të përgjegjshëm e të ndërgjegjshëm të mjeteve të kësaj teknologjie, në pajtim me standardet më të larta evropiane e botërore.

- Advertisement - M1

Udhëzuesi është hartuar në pajtim me qasjen e promovuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë e Kulturë (UNESCO) për ‘njeriun në qendër’ dhe inteligjencën artificiale gjenerative si mjet lehtësues për zhvillimin e aftësive, kreativitetit, mendimit kritik, transparencës dhe etikës njerëzore.

Struktura e këtij dokumenti shumë të rëndësishëm për kohën në të cilën po jetojmë, përbëhet nga gjashtë pjesë, pjesa e parë vendos bazën institucionale dhe tregon pse mirëpërdorimi i inteligjencës artificiale gjenerative është i domosdoshëm për UP-në, pjesa e dytë shpjegon konceptin e kësaj teknologjie, pjesa e tretë tregon parimet se si të përdoret inteligjenca artificiale, pjesa e katërt merret me deklarimin, citimin dhe verifikimin e përdorimit të Gen AI, pjesa e pestë trajton shkeljet disiplinore në rast të moszbatimit të udhëzuesit dhe e gjashta e lë të hapur përditësimin e vazhdueshëm të këtij dokumenti në pajtim me zhvillimet e inteligjencës artificiale në të ardhmen.

Dokumenti udhëzon përdorimin e inteligjencës artificiale gjenerative në parimin e funksionimit të semaforit, duke dalluar rastet kur këto mjete janë të ndaluara të përdoren, përdoren me kufizime, ose inkurajohen të përdoren.

- Advertisement - m2

Universiteti i Prishtinës njërin ndër prioritetet kryesore e ka ecjen në hap me zhvillimet dhe kohën në të cilën po jetojmë. Për këtë arsye është themeluar Qendra për Inteligjencë Artificiale (AIUP) dhe është hartuar një plan i detajuar i transformimit të plotë digjital në një periudhë prej 3 deri në 5 vjet.