E diel, 24 Nëntor, 2024

Instagram Kids? Facebook do ndërtojë një Instagram, vetëm për fëmijët nën 13 vjeç

- Advertisement1-

Facebook po konsideron të nxjerrë një version të platformës së tij të famshme Instagram, për fëmijët nën moshën 13 vjeç, për t’i lejuar ata ta përdorin “në mënyrë të sigurt” platformën.

Aktualisht kompania nuk lejon personat që janë nën këtë moshë të krijojnë një llogari në platformë.

- Advertisement -

Një zëdhënës i Facebook tha për The Guardian se kompania po eksploronte një version të kontrolluar nga prindërit të Instagram, të ngjashëm me aplikacionin Messenger Kids që është për fëmijë nga mosha 6-12 vjeç.

“Ne jemi duke punuar në ndërtimin e produkteve shtesë që janë të përshtatshme për fëmijë, të menaxhuara nga prindërit”, tha zëdhënësi.

“Jemi duke eksploruar sjelljen e një përvoje të kontrolluar nga prindërit në Instagram për të ndihmuar fëmijët të vazhdojnë me miqtë e tyre, të zbulojnë hobi dhe interesa të reja, dhe më shumë.”

Në një postim në blog në fillim të kësaj jave, i cili nuk përmendte shërbimin e ri të propozuar të Instagram, kompania vuri në dukje se megjithëse njerëzve u kërkohej të futnin moshën e tyre kur regjistroheshin në Instagram, nuk kishte asgjë për t’i parandaluar ata që të gënjejnë gjatë regjistrimit. Megjithatë, platforma tha se do ta kapërcente këtë problem duke përdorur teknika të “machine-learning”, në mënyrë që platforma aktuale e Instagram, të ketë me të vërtetë vetëm përdorues +13.

Burimi: The Guardian

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...