E mërkurë, 16 Tetor, 2024

INTERVISTË| Akif Shkreta, drejtor i shkollës “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit: Kemi mbi 1 mijë nxënës, jemi shembull

- Advertisement1-

Autor: Albanian Kids Education


Shkolla fillore e mesme e ultë “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit gjatë vitit shkollor 2022/23 ka gjithsej 1076 nxënës ku përfshihet edhe paralelja e fshatit Seçishtë. Numri i nxënësve është në rënie por jo i theksuar, pra 100 nxënës ka më pak brenda 5 viteve të fundit. Kështu thotë drejtori  i kësaj shkolle, Akif Shkreta në një intervistë për Albanian Kids Education.

- Advertisement -

Ai flet për sukseset e shkollës që udhëheq, tregon sa është vështirë sot të jesh drejtor shkolle, ndërsa flet edhe për tema tjera si, për grevën e paralajmëruar për në janar, nëse duhet apo jo të testohen mësimdhënsit dhe për çështjen e pagave.

 Lexoni intervistën e plotë:

Një CV e shkurtër e juaja?

Unë jam Akif Shkreta jam drejtor i shkollës fillore dhe e mesme e ulët “Ilaz Thaçi”, Hani i Elezit.

Kam të përfunduar Fakultetin e Edukimit dhe jam master i mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe letërsisë.

Sa nxënës i ka shkolla juaj dhe sa mësimdhënës? A ka rënie të numrit të nxënësve?

- Advertisement -rrrrrrr

ShFMU “Ilaz Thaçi” Hani i Elezit gjatë vitit shkollor 2022/23 ka gjithsej 1076 nxënës ku përfshihet edhe paralelja e fshatit Seçishtë. Numri i nxënësve është në rënie por jo i theksuar, pra 100 nxënës ka më pak brenda 5 viteve të fundit.

Cilat janë sukseset e shkollës tuaj, përmend disa nga to?

Shkolla jonë ka një tradite pune, nga e cila duhet të krenohemi të gjithë akterët e shkollës. Bashkëpunimi dhe mirësjellja është në nivel, aktivitetet jashkurrikulare janë të theksuara, infrastruktura shkollore është e rregulluar, kushtet në shkollë janë shumë të mira, kabinetet janë funksionale dhe me standarde, salla sportive dhe mjete sportive të mjaftueshme, mbajtja e garave të ndryshme brenda dhe jasht shkolle, ambient i këndhsëm brnda shkolle dhe jashtë saj etj.

Për çka është shembull shkolla juaj?

Shkolla jonë është është shembull për aktivitete të ndryshme me nxënës.

Me cilat sfidat ballafaqoheni si shkollë?

Krahas sukseseve të shkollë sonë, ne ndeshemi edhe me sfida të cilat janë pengesë në zhvillimin e shkollës, e disa nga sfidat që janë nuk varen nga ne dhe nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë siç është shembull pushimet mjekësore a po vendet e lira të punonjësve me theks të veçantë të mësimdhënëseve, ku procedurat rekrutuese janë shumë të stërgjatura dhe pamundësia ligjore për të zëvendësuar punonjësit krijon çrregullime totale.

Keni nisur dhe një garë për nxënës talent, na flisni pak për këtë?

Shkolla jonë është e hapur dhe gjithçka që ka të bëjë me ngritjen e cilësisë ne pranojmë me kënqësi çdo aktivitet që ka për qëllim zhvillimin e komptencave, andaj edhe kjo garë mes shkollave të Gjakovës dhe komunës sonë është më se e mirëseardhur pasi këtu promovohen vlerat e nxënësve tanë dhe nxjerrim në pah talent të rinjë e reja.

Sa është e vështirë të jesh sot drejtor i një shkolle? Cilat janë sfidat?

Nuk është e lehtë të jesh drejtor i një shkolle me numër të madh nxënësish, pra mbi një mijë nxënës, pasi përgjegjësia është e madhe, mirëpo kjo harrohet kur ke mbështetje nga akterët e shkollës, andaj kjo më jep vullnet edhe më shumë të angazhohem dhe të mos mendoj fare për sfidat, e regresin por vetëm për progres e zhvillim.

A duhet të ndodhë testimi i mësimdhënësve apo jo? Nëse po pse, dhe nëse jo, pse?

Sa i përket testimit të mësimdhënësve qëndrimi im është që testimi është vetëm një kriter i vlerësimit dhe konsideroj që është i përkohshëm dhe jo i drejtë, më mirë do të ishte performanca e mësimdhënësve dhe klasisfikimi sipas Udhëzimit Administrativ, kjo e mbulon dhe qartëson rolin e mësimdhënësit në punë, duke e klasisfikuar sipas të dhënave të mbledhura, e kjo duhet të jetë punë në kontinuitet.

Nëse rifillon greva në janar, a do ta mbështeni apo jo?

Grevat janë mekanizma të lejueshme ligjore, por në arsim unë personalisht nuk e mbështes pasi është profesion i ndjeshëm dhe gjithmonë duhet gjetur rrugë tjera për zgjidhjen e problemeve e asessi me presione e greva ka do qofshin ato.

Dhe një pyetje për pagat. Sa duhet të ketë pagën një mësimdhënës në Kosovë që të ketë një jetë të dinjitetshme?

Mësimdhënësi duhet të jetë shembull i qytetarisë, pra duhet paguar me kohë të gjitha obligimet shtetërore me kohë, por me një pagë të tillë nuk mundet mësimdhënësi të jetë qytetar i ndërgjegjshëm, pra më këtë pagë nuk mund ti paguaj faturat, andaj që konsideroj që mësimdhënsit duhet të kenë pagë të dinjitetshem dhe pastaj të shtohet kërkesa e llogaridhënies. /Albanian Kids Eduction/

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësimdhënësit pa rritje page këtë fundvit: Po, më 2025 do ketë?

Kryeministri Albin Kurti më 7 tetor në konferencën për media u pyet nëse do...

LIRI gëzon nxënësit e klasës II/3 të shkollës “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë – iu dërgon SEMPRE e fletore

Kompania më e madhe vendore LIRI vazhdon të sjell gëzim për nxënësit e shkollave fillore...

Nga Albert Kurtulaj: Shqetësuese përdorimi i pakontrolluar i internetit nga fëmijët – prindërit të jenë më syçelë

Përdorimi i internetit, a po bëjnë prindërit mjaftueshëm në rritjen, mirëqenien dhe sigurinë e...

Alarmante: Fenomeni i rrezikshëm i ‘Tik Tokut’ prek edhe shkollat në Kamenicë – disa nxënës tentojnë të lëndojnë vetën

Edhe shkollat e Kamenicësi ka prekur fenomeni i rrezikshëm nga “TikTok” i vetëlëndimit, pas...