E martë, 25 Shkurt, 2025

Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë: Simbolet të papranueshme, por Udhëzimi Administrativ ndalon mbajtjen e shamive në arsimin parauniversitar

- Advertisement1-

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Gjakovës, Eranda Kumnova, i tha Gazetës Express se vendosja e shenjës së shamisë si ndalesë në hyrjen e shkollës së mesme teknike në këtë komunë është veprim i pamatur i menaxhmentit të shkollës.

Kumnova tha poashtu se pasi është njoftuar për shenjën e vendosur ka kërkuar largimin e saj.

- Advertisement -

“Sapo jam njoftuar për simbolet e vendosura në SHM Teknike Nexhmedin Nixha e kam kontaktuar drejtoreshën e shkollës dhe i kam kërkuar t’i largojë. E kemi verifikuar objektin e shkollës dhe e kemi vlerësuar që janë larguar”, tha Kumnova.

Ajo e cilësoi si veprim të pamatur vendosjen e simbolit të shamisë dhe se rastet të tilla s’do të lejohen të përsëriten në asnjë shkollë.

“Ne e kemi vlerësuar që ky është një veprim i pamatur nga ana e menaxhmentit të shkollës dhe se veprimet e tilla nuk guxojnë dhe nuk do të lejojmë të përsëriten në asnjë shkollë. Për këtë rast do të bazohemi në Ligjin NR.06/L-114 për zyrtarët publikë dhe të ndërmarrim masat e nevojshme bazuar në këtë ligj”, tha ajo në një përgjigje Express të premten.

Tutje, Kumnova u shpreh se shenja të tilla nuk ka në dhe nuk do të ketë në asnjë shkollë tjetër në Gjakovë.

Pas reagimeve lidhur me vendosjen e shenjës së shamisë si ndalim hyrje në objektin e shkollës në Gjakovë, drejtoresha e Shkollës ka marrë kërcënime dhe ka hapur sot rast në polici.

E para që ka reaguar ka qenë deputetja Duda Balje, reagimin e së cilës drejtoresha Gjergjaj e ka quajtur si linç.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...