E diel, 23 Shkurt, 2025

Inaugurohet shkolla e re në Talinoc të Ferizajt

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kryetari i Komunës, Agim Aliu, drejtori i Arsimit në Komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani dhe drejtoresha e shkollës Shqipe Zeqiraj-Emini, kanë bërë përurimin e FSHMU “Dy Dëshmorët” në Talinoc të komunës së Ferizajt.

Ministrja, Arbërie Nagavci ka thënë se, investimi i më shumë se 1 milion euro për ndërtimin e objektit shkollor dhe me inventar në vlerë afro 16 mijë euro tregon përkushtimin serioz të Qeverisë për të përmirësuar kushtet e arsimit në vend.

- Advertisement -

“Një shkollë e re dhe e pajisur mirë është thelbësore për një mësim efektiv dhe për krijimin e një ambienti edukativ tërheqës dhe produktiv”, tha ndër të tjera ministrja Nagavci.

Ministrja Nagavci tha se, ndërtimi, rinovimi, adaptimi dhe funksionalizimi i shumë objekteve shkollore është një arritje e rëndësishme që kontribuon në cilësinë e arsimit.

Ministrja Nagavci po ashtu theksoi rëndësinë e arsimit parauniversitar, duke përfshirë klasat nga e para deri në të dymbëdhjetën, vite kur fëmijët formohen dhe zhvillojnë aftësitë bazë për jetën.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu theksoi se mësimi në një shkollë të re dhe me kushte të përshtatshme do të ndikojë pozitivisht në përvojën arsimore të fëmijëve dhe në cilësinë e arsimit që ata marrin.

Aliu gjithashtu tha se, kjo arritje është një dëshmi e angazhimitdhe bashkëpunimit të pushtetit lokal me atë qëndror, për të investuar në të ardhmen e komunitetit dhe për të siguruar që fëmijët të kenë një ambient të shëndetshëm të mësuar.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....