Inaugurohet shkolla e re në Gramaqel të Deçanit – ka kushtuar rreth 1 milion 400 mijë euro

- Advertisement -

Është inauguruar në Gramaqel të Deçanit objekti i ri shkollor i ndërtuar me standarde bashkëkohore. 

- paragrafi 1 -

Ministrja Arbërie Nagavci thotë se ky objekt shkollor është investim i Ministrisë së Arsimit dhe ka kushtuar rreth 1 milion 400 mijë euro.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Inauguruam sot në Gramaqel të Deçanit objektin e ri shkollor të ndërtuar me standarde bashkëkohore.

Qeveria e Republikës së Kosovës është duke investuar në infrastrukturë shkollore në qytete e fshatra të Kosovës duke e ditur rolin e rëndësishëm që ka ambienti shkollor në mësimdhënie e mësimnxënie.

- Advertisement -

Ky objekt shkollor është investim i Ministrisë së Arsimit dhe ka kushtuar rreth 1 milion 400 mijë euro.

Përveç dhomave të mësimit e hapësirave tjera përcjellëse, shkolla përfshinë edhe klasë për parafillorë, kabinete, sallë të edukatës fizike e terrene sportive.

Në përurimin e kësaj shkolle mori pjesë zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna bashkë me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Infrastruktura është e rëndësishme dhe parakusht për zhvillimin e ambienteve miqësore për fëmijët andaj, si Ministri po punojmë që, secila shkollë e secili mësues, të jetë i gatshëm e i motivuar për t’u ndihmuar fëmijëve që të shfrytëzojnë potencialin e tyre të plotë.