Inaugurohet Qendra e Kujdesit në Fëmijërinë e Hershme në shkollën “Jahë Salihu” në Molliq të Gjakovës

- Advertisement -

Është bërë inaugurimi i Qendrës së Kujdesit në Fëmijërinë e Hershme në SHFMU “Jahë Salihu” në Molliq të Gjakovës.

- paragrafi 1 -

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Gjakovës, Adrian Gjini, përmes një postimi në Facebook.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Sot, bashkë me përfaqësues të “Save the Children”, drejtorin ekzekutiv për Kosovë Ahmet Kryeziu dhe drejtorin e Programeve Globale Alex Brans, i shoqëruar nga dy drejtoreshat komunale Adelina Shehu- Kola dhe Eranda Kumnova – Baçi, inauguruam Qendrën e Kujdesit në Fëmijërinë e Hershme në SHFMU “Jahë Salihu” në Molliq.

Ky është projekti i pestë i kësaj natyre, që po realizohet në bashkëpunim me “Save the Children”.

- Advertisement -

Jam tejet falënderues për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, me qëllim që bashkërisht, të ju krijojmë fëmijëve kushte sa më të favorshme për edukim.