Inaugurohet Këshilli i ri Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve

- Advertisement -

Ministrja e Arismit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është inauguruar të hënën Këshilli i ri Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KSHLM), shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ajo shprehet e bindur se puna e këtij këshilli do të sjellë rezultate të shkëlqyera në fushën e arsimit.

- Advertisement -

Postimi i ministres:

Mësimdhënësit luajnë rol të rëndësishëm në formimin e të ardhmes dhe përmirësimin e shoqërisë.

Pas një kohe të gjatë dhe pune të palodhshme, po shënojmë fillimin e një hapi të ri në procesin e përmirësimit të cilësisë së arsimit në vendin tonë.

- Advertisement -

Inauguruam sot Këshillin e ri Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KSHLM).

Kemi përzgjedhur anëtarë me kredibilitet profesional për të përfaqësuar KSHLM e kjo do të sigurojë që këshilli të ketë një rol të fuqishëm dhe të efektshëm në përmirësimin e mësimdhënies.

Krahas kësaj, kemi finalizuar një pako legjislative ku bën pjesë edhe Udhëzimi Administrativ për KSHLM i cili sjell disa risi të rëndësishme. Ky UA përmbanë dispozita për transparencë në të gjitha fazat e procesit të licencimit, përfshirë aplikimin online dhe menaxhimin transparent të procesit të licencimit të mësimdhënësve.

Jam e bindur se puna e këtij këshilli do të sjellë rezultate të shkëlqyera në fushën e arsimit.
Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit në Republikën e Kosovës