E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Inaugurohet Kabineti i Kimisë në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

- Advertisement1-

Sot në hapësirat e Gjimnazi “Gjon Buzuku” – Prizren u bë ceremonia e inaugurimit të Kabinetit të Kimisë.

Gjimnazi “Gjon Buzuku” përfitoj projektin e kabineti të kimisë, me pajisje plotësisht të reja dhe më të avancuara, projekt ky i financuar nga organizata IOM, në bashkëpunimin me Komunën e Prizrenit.

- Advertisement -

Vlera totale e projektit të kabinetit të Kimisë është me vlerë prej 15.448.00EUR.

Një kabinet shkencor i pajisur mirë me pajisje profesionale është një burim i vlefshëm që rrit përvojën e përgjithshme të të mësuarit, promovon zbatimin praktik të njohurive dhe përgatit nxënësit për sukses në kërkime shkencore dhe e avancon pozitën e tyre në zhvillimin e karrierës së ardhshme të tyre.

Me këto pajisje, nxënësit e shkollës sonë mund të eksperimentojnë, vëzhgojnë reaksionet kimike dhe mbledhin të dhëna për të mbështetur teoritë shkencore.

“Falenderojmë IOM dhe Drejtoreshën e Arsimit Znj.Luljeta Veselaj Gutaj për përkrahjen e vazhdueshme gjatë implementimit të projekteve tona.
Falenderim të veçantë profesorit nga lënda e kimisë Z.Ymer Bajmaku i cili na ndihmoj në ecurinë e implementimit të projektit.
Suksese dhe na priftë e mbara!”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit

Mbase u bë ca kohë që jeni shkëputur nga shkolla apo që kur keni...

Studimi i fundit: Shqetësuese përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla

Një studim i realizuar nga psikologë dhe socialogë në disa prej shkollave të Qarkut...

LIRI gëzon nxënësit e shkollës “Shaban Jashari” në Skenderaj – iu dërgon biskota Sempre e çanta

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...

Memli Krasniqi takon Jasharajn: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard Tahirin kanë takuar...