Inaugurohet “Biblioteka shqiptare në diasporë” në Bolzano në Itali

- Advertisement5 -

Një hapësirë e re kulturore për gjuhën shqipe dhe librin u përurua në Biblioteca Civica “Cesare Battisti”

- paragrafi 1 -

Në qytetin Bolzano është përuruar këndi i ri i “Bibliotekës shqiptare në diasporë” në ambientet e Biblioteca Civica Cesare Battisti, një nismë e rëndësishme kulturore për promovimin e gjuhës dhe identitetit shqiptar jashtë vendit, transmeton albinfo.ch.

- Advertisement - M1

Kjo iniciativë është realizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën në bashkëpunim me shoqatën Arbëria Bolzano, duke krijuar një hapësirë të dedikuar për librin, gjuhën shqipe dhe aktivitetet edukative për komunitetin shqiptar në Itali.

706199601 1453416000160976 6463038711210737627 n 768x1024 1

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe komunitetit, përfshirë drejtoreshën e QBD-së, zj. Mimosa Hysa, si dhe përfaqësues të bibliotekave dhe institucioneve lokale në Bolzano, bashkë me anëtarë të shoqatës dhe familje shqiptare që jetojnë në rajon.

- Advertisement - m2

Gjatë ceremonisë u zhvilluan lexime dygjuhëshe, aktivitete edukative dhe momente festive për fëmijët, duke e kthyer bibliotekën në një hapësirë takimi mes kulturave dhe brezave të ndryshëm.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, u dhurua edhe një fond librash në gjuhën shqipe, me qëllim pasurimin e koleksionit dhe nxitjen e leximit tek fëmijët e diasporës.

Ky kënd i ri kulturor pritet të shërbejë si urë lidhëse mes brezave shqiptarë në diasporë, duke kontribuar në ruajtjen e gjuhës, traditës dhe identitetit kombëtar. /Albinfo.ch

Shqip | English