Inara Spahiu, nxënëse e shkollës “Hasan Prishtina”, në Prishtinë ka zënë vendin e parë në garën “Pop Talent Fest” në Tiranë, shkruan AlbanianEducation.net.
Inara e para ka dalë me këngën e saj “Pretty little baby”.
Njoftimi i shkollës “Hasan Prishtina”, në Prishtinë:
Inara Spahiu, nxënëse e klasës III/D te mësuesja Hasime Berisha, në garën POP TALENT FEST që u mbajt më 10 maj në Tiranë, zuri vendin e parë me këngën “Pretty little baby”.
Urime Inara e suksese tutje në gara tjera të muzikës!
Drejtoria e shkollës
