Inara Sadiku nga Gjilani fiton teleskopin Celestron në Ditën Ndërkombëtare të Asteroidëve



nder titull

- Advertisement5 -

Inara Sadiku nga Gjilani është shpallur fituese e një teleskopi Celestron Lumina 130 mm, çmim i ndarë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Asteroidëve, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Lajmin e ka bërë të ditur organizata Astronomy Outreach of Kosovo, e cila e ka cilësuar Inarën si një astronome të ardhshme dhe i ka uruar suksese në rrugëtimin e saj drejt eksplorimit të universit.

- Advertisement - M1

Në njoftim, organizata ka shprehur gjithashtu mirënjohje të veçantë për kompaninë Celestron, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme që ajo ka dhënë ndër vite për zhvillimin e astronomisë në Kosovë dhe për realizimin e iniciativave edukative në këtë fushë.

Sipas Astronomy Outreach of Kosovo, falë këtij bashkëpunimi, gjithnjë e më shumë të rinj në Kosovë po kanë mundësinë të afrohen me astronominë dhe shkencën përmes teleskopit të tyre të parë.

“E gëzofsh teleskopin, Inara!”, thuhet në urim.

- Advertisement - m2

 

 

Shqip | English