Nxënësja Inara Kollari, nga klasa VI/2 e shkollës “Isa Boletini” në Rahovec, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar vendin e parë në garën e gjuhës angleze “Spelling Bee 3”, e organizuar nga Infinit Center në nivel të Kosovës.
Ky rezultat përfaqëson një arritje të rëndësishme për nxënësen dhe shkollën, duke dëshmuar njohuritë, përkushtimin dhe aftësitë e saj në gjuhën angleze.

Në njoftimin e shkollës është vlerësuar edhe kontributi i arsimtares së gjuhës angleze, Adelina Paçarizi, e cila me punën e palodhshme dhe përkushtimin profesional ka ndihmuar në arritjen e këtij suksesi.
SHFMU “Isa Boletini” ka përgëzuar Inara Kollarin për rezultatin e arritur, duke e cilësuar atë si një krenari për shkollën dhe komunitetin arsimor të Rahovecit.