Imer Mushkolaj publikon foto: Gjenerata ime ishte e para që nisi mësimin në shtëpitë-shkolla

- Advertisement5 -

Analisti Imer Mushkolaj përmes një fotografie të publikuar ka treguar se si para 32 vitesh klasa e tij ishte përjashtuar nga objektet shkollore nga regjimi i Milosheviqit.

- paragrafi 1 -

Ai thotë se gjenerata e tij ishte e para që nisi mësimin në shtëpitë-shkolla, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement - M1

Postimi i tij:

Si sot, 32 vjet më parë, të përjashtuar nga objektet shkollore nga regjimi i Milosheviqit, gjenerata ime ishte e para që nisi mësimin në shtëpitë-shkolla.

Një falenderim për shoqet e shokët e gjeneratës, për të gjithë ata që shtëpitë i kthyen në shkolla dhe për mësimdhënësit të cilët, në kushte të vështira dhe me plot sakrificë, bënë të pamundurën për të mbajtur gjallë arsimimin shqip.

- Advertisement - m2

Një fotografi nga ajo kohë, që të ngjall mall e krenari.

imeri