Imer Mushkolaj kritikon zv.ministrin e Arsimit: Marre me u krenu me numrin e aplikimeve për tekste shkollore – çfarë zgjidhje tjetër iu keni lënë prindërve?

- Advertisement -

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi nga hapja e aplikimit për rimbursim të mjeteve për blerjen e librave shkollorë po njofton se sa prind kanë aplikuar.

- paragrafi 1 -

Sot ai ka njoftuar se numri i aplikimeve ka arritur në 51 mijë e 200.

- Advertisement -

Por këto prezantime nga zv.ministri Kelmendi dhe jo vetëm, i ka kritikuar analisti Imer Mushkolaj duke thënë se është marre të krenohen me numrin e aplikimeve duke thënë se se çfarë zgjidhje tjetër iu kanë lënë prindërve, shkruan AlbanianEducation.net.

“Numrin e aplikimeve për tekste shkollore, pushteti po e prezanton si sukses. A janë more normalë? Pse, çfarë zgjidhje tjetër iu kanë lënë prindërve, përveç aplikimit? Për besë marre me u krenu me këtë send🤦‍♂️”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.