Është suspenduar për gjashtë muaj Ilmi Tahiri, punëtori teknik i shkollës “Xheladin Rekaliu” në Podujevë. Suspendimi i tij erdhi pasi rastin e denoncoi në Albanian Education ku tregoi për gjërat që mungonin në shkollën ku punonte.
Mes tyre ai ka publikuar edhe disa pamje të minjëve në shkollë dhe është ankuar që nuk ka mjete higjienike.
Tahiri përmes një postimi në Facebook ka shkruar se vendimi për suspendimin e tij ka ardhur me urdhër të kryetarit të komunës, Shpejtim Bulliqi në bashkëpunim me drejtoreshën e shkollës Arijete Bashota.
Postimi i tij pa ndërhyrje:
ALARMANTE PAS PUBLIKIMIT TE SHKOLLES ME MINJE SUSPENDOHEM NGA PUNA PER GJASHTE MUAJ .
DREJTORIA E ARSIMIT KOMUNAL NE PODUJEVE,DREJTORI AVNI FETAHU ME URDHER POLITIK TE KRYETARIT TE KOMUNES SHPEJTIM BULLIQI DHE NE BASHKPUNIM ME DREJTORESHEN E SHKOLLES SONE ARIJETE BASHOTA ME SUSPENDOJNE GJASHTE MUAJ NGA PUNA PAS PUBLIKIMEVE QE I KAM BERE PAMJEVE ME MINJE NE SHKOLLE DHE MUNGESES SE MJETEVE HIGJENIKE BANJOVE TE BLLOKUARA DHE TE MBYLLURA QE KATER VITE DHE KUSHTETEVE TE TE RENDA TE PUNES SI PUNTOR TEKNIK PRANE SHFMU XHELADIN REKALIU NE PODUJEVE .
24 VITE NE LIRI PUSHTETINI SOTEM KOMUNAL I ARSIMIT.PO VEPRON SI DIKUR MBI NE MASAT E DHUNSHME QE I BDNTE SERBIA MBI PUNTORE SHKOLLA DHE INSTITUCIONE TE KOSOVES .REGJIM KRIMINAL ,