Ilirjana Smajlit nga Mitrovica i duhet ndihmë për të kthyer shikimin: M’ka marrë malli me pa dritë me sy

- Advertisement -

Ilirjana Smajli nga Mitrovica ka plotë dhjetë vite qe i ka humbur shikimi.


Dëshira e saj e vetme është që të shohë edhe një herë.

- Advertisement -

”Që 10 vjet m’ka marrë malli me pa dritë me sy, që 10 vjet nuk shoh, kisha dasht me pa dritë me sy”, ka thënë ajo për Klan Kosova.

I ati i Ilirjanës nuk ishte në gjendje të flasë para kamerave, mirëpo ai tha se deri para 4 muajve vajza e vetme e familjes nuk mund as të ecte. Këmbët i ndjeu përsëri, por jo dhe shikimin.

Derisa ajo që Ilirijana kërkoi ishte ndihmë nga njerëzit vullnet mirë.

- Advertisement -

Kjo është hera e tretë për të cilën kërkohet ndihmë.