E premte, 20 Shtator, 2024

Ilira Mucaj, një frymë e re shqiptare në Kanada – e diplomuar në Universitetin e Otavës

- Advertisement1-

Ilira Mucaj është një vajzë 21 vjeçare e lindur dhe e rritur në Otava, Ontario me dy prindër emigrantë nga Shqipëria, babai, Ferdinand Mucaj nga Mallakastra dhe nëna, Miranda Gumeni ng a Tepelena, dhe flet rrjedhshëm shqip, anglisht dhe frëngjisht.

Edhe pse e lindur dhe e rritur larg atdheut dhe vetëm katër herë e ka vizituar Shqipërinë, prindërit e saj i kanë rrënjosur dashurinë për kulturën shqiptare dhe ruajtjen e saj.

- Advertisement -

Ilira gjithashtu ia kushton rrjedhshmërisë së saj ne gjuhen shqipe, pjesëmarrjes në shkollën shqipe në Otavë.

Ajo së fundmi është diplomuar në Universitetin e Otavës ku ka marrë titullin Honours Bachelor në Shkenca Politike në frëngjisht, ku ajo mori dallimin e Magna Cum Laude. Sot, Ilira, e cila punon si një konsulent fushate në një firmë konsultimi politik, është gjithashtu bërë pjesë e stafit të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë qe prej Qershorit 2022.

Ajo ofron kontributin e saj në zyrën e aplikimit për pasaporta dhe ID, pranë sektorit konsullor dhe është e lumtur që takohet dhe asiston bashkadhetarë të shumtë nga komuniteti shqiptarë që jeton ne Kanada.

Angazhimi pranë ambasadës së Shqipërise, i ka mundësuar Ilirës të përfitojë një përvojë përmbushëse, duke ndihmuar në organizimin dhe marrë pjesë në ceremoni solemne, përfshirë, atë të të ngritjes se flamurit kombetar në Asamblenë Legjislative të Ontarios dhe bashkinë e Otavës ku ajo luajti edhe rolin e moderatoresë. Ilira thekson mirënjohjen e saj për zhvillimin profesional që Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Ermal Muça i ka dhënë si dhe rolin e tij në përforcimin e lidhjes me trashëgiminë e saj shqiptare.

Në moshën 16-vjeçare, Ilira u bë praktikante për deputetin David Yurdiga, të cilin më vonë e kaloi në Asistente Parlamentare deri në fund të mandatit të tij në 2021. Që atëherë, ajo u bë një koordinatore kërkimore për një firmë konsultimi politik dhe po ashtu u punësua si asistente për fushatën komunale të Carol Clemenhagen në 2019 dhe 2021.

Puna e saj gjatë viteve të fundit me firmën e konsulencës politike i ka dhënë asaj mundësinë për të punuar për shume politikanë nga parti te ndryshme dhe nga të gjitha nivelet komunale, provinciale dhe federale të qeverisjes për kërkime politike.

- Advertisement -rrrrrrr

Përveç përvojës së saj akademike dhe të punësimit, ajo aktualisht është nënkryetare e Shoqatës për Mbështetjen e Refugjatëve në Universitetin e Otavës, një organizatë të cilën e themeloi me të tjerë në vitin 2020, për të mbështetur fluksin e refugjatëve në Kanada dhe për t’u siguruar atyre burime dhe ndihmë.

Nëpërmjet kësaj iniciative, Ilira dhe ekipi i saj kanë organizuar evente vjetore si panelet e Ditës së Gruas, të përbërë nga avokatë refugjatësh, ekspertë të imigracionit dhe përfaqësues të organizatave jofitimprurëse, të cilët kanë ndihmuar në ndriçimin e betejave të refugjatëve dhe ndërgjegjësimin për nevojat e tyre.

Përpjekjet me të cilat u përballën vetë prindërit e saj duke emigruar në Kanada në vitin 2001, e bëjnë atë të ndjeshme ndaj betejave me të cilat përballen të gjithë emigrantët dhe e motivojnë më tej për të vazhduar punën në këtë fushë.

Kur nëna e saj emigroi në Kanada, babai mundi t’i bashkohej familjes së tij vetëm në vitin 2005, kështu që Ilira e takoi babanë e saj vetëm në moshën 4-vjeçare. Gjatë këtyre katër viteve jashtëzakonisht të vështira, babai e Ilirës, vazhdimisht dërgonte abetare në përpjekje për të ruajtur kulturën e tyre shqiptare, edhe pse në distancë.

Ilira vizitoi Shqipërinë për herë të parë në moshën 10-vjeçare dhe shpjegon se kjo për faktin se gjatë këtyre 10 viteve, nëna e saj nuk kishte letrat dhe nuk mund të shihte familjen për një dekadë. Ilira thekson se kjo është një betejë me të cilën përballen shumë shqiptarë për shkak të sistemit kanadez të emigracionit dhe është diçka që e ka shtyrë atë të ndjekë drejtësinë, pasi ajo beson se emigrantët janë ata që mbështesin pasurinë ekonomikë dhe kulturorë të Kanadasë, dhe për këtë arsye duhet të kenë të drejtën për procese vendimmarrjeje më të shpejta dhe të mos ndahen padrejtësisht nga të afërmit e tyre.

Ajo thekson nevojën dhe rëndësinë që brezat e rinj që jetojnë në diasporë të qëndrojnë të bashkuar dhe për t’u ndërthurur me kulturën përmes muzikës, leximit, televizionit dhe mësimit të historisë shqiptare në mënyrë që gjuha dhe kultura shqiptare të mos harrohet.

/ddiasporashqiptare.al

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...