Ilir Vokshi është emëruar ushtrues i detyrës së drejtorit të Gjimnazit “Zenel Hajdini”, në Gjilan, shkruan AlbanianEducation.net.
Këtë e ka bërë të ditur ai përmes një postimi në Facebook, ndërsa thotë se do të vazhdoj bashkë me stafin të punojnë që Gjimnazi “Zenel Hajdini” të vazhdojë të jetë shembull i disiplinës cilësisë, dhe suksesit.
Postimi i tij i plotë:
Të nderuar,
Sot kam pranuar me nder dhe përgjegjësi detyrën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan.
Besimin e dhënë e konsideroj një obligim të rëndësishëm profesional dhe institucional për të udhëhequr me përkushtim, transparencë dhe vizion, në funksion të avancimit të rezultateve, rritjes së cilësisë në arsim dhe forcimit të mëtejmë të vlerave të përbashkëta të shkollës sonë.
I shpreh mirënjohje drejtorit të deritanishëm Jeton Rexhepit për kontributin dhe përkushtimin në zhvillimin e gjimnazit, si dhe falënderoj stafin e shkollës, nxënësit dhe prindërit për mbështetjen e vazhdueshme.
Përmes bashkëpunimit, përgjegjësisë së përbashkët dhe angazhimit profesional, do të punojmë që Gjimnazi “Zenel Hajdini” të vazhdojë të jetë shembull i disiplinës cilësisë, dhe suksesit.
Na priftë e mbara!