Kosova ka shumë fëmijë të talentuar në fusha të ndryshme. Media për fëmijë “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) po i jep hapësirë fëmijëve që kanë talentë dhe tashmë ka realizuar intervista me disa prej tyre.
Në këtë shkrim “Kids of Kosova” do të prezantoj një vajzë të talentuar, e cila ka nisur rrugën për t’u bërë muziciente/këngëtare qysh në moshën 3-vjeçare. Fjala është për Ilda Nuhiun, 8-vjeçaren nga qyteti i Gjilanit.
Ilda padyshim se mund të quhet si një nga yjet në ardhje të muzikës, pasi deri tani si këngëtare për fëmijë ka rrëmbyer afër 50 çmime.
Ajo ka treguar për “Kids of Kosova” se ka filluar të merret me muzikë që kur ishte 3-vjeçare, ku kishte marrë pjesë në programe të Vitit të Ri për fëmijë.
Ilda tregon se shkollimin po e vazhdon te QKA “Mollëkuqet” në Gjilan.
Ajo thotë se numëron afër 50 çmime gjithsej, ndërsa tregon se zemrat e publikut i rrëmbeu me këngën e saj të parë “Barbie Ilda”.
Ilda thotë se stacioni i radhës që e ka synim ta arrijë suksesshëm është Amerika në WCOP.
Ndërsa thotë se ka besim që pas gjithë sukseseve mbarëkombëtare e internacionale që ka arritur deri tani, mund ta përfaqësojë denjësisht Kosovën në një festival gjigand si “Eurovisioni”.
Çmimet e fituara nga Ilda…
Fitoi çmim në festivalin “Diamond Fest”në Ferizaj, kurse ne festivalin “Lyra Fest” në Gjilan rrëmbeu vendin e tret ëdhe çmimin “Solistja e re më e mirë e Festivalit” .
Në festivalin “Vihuela Fest” ka marrë çmimin “Orkestrimi më i mirë”, në Festivalin “Dëbora” ka marrë vendin e dytë.
Në vitin 2017, Ilda në qyetin e Suharekës mori çmimin “Orkestrimi më i mirë”, në “Vihuela Fest” mori çmimin “Deputantja më e mirë” , në festivalin “Flutura Fest” në Kumanovë mori çmimin Special “Flutura Fest”.
Ilda më pas kaloi në një stad tjetër në karrierë, filloi të përfaqësojë Kosovën në shumë festivale internacionale, ku korri suksese në secilin prej tyre.
Përfaqësimi i parë i saj internacional ishte Festivali “Tra La La” në Maqedoni ku fitoi “Medaljen e Artë” dhe mirënjohje nga stafi i festivalit. Më pas vazhdoi në festivalin “Singer Stage” në Maltë ku zuri vendin e dytë në kategorinë e saj.
Në vitin 2018 në festivalin “Lemari” në Bjellorusi, mori “Medaljen e Artë” dhe mirënjohje, si dhe vendin e tretë nga të gjitha kategoritë.
Për t’u kthyer në festivalet mbarëkombetare, Ilda mori pjesë përsëri në “Fluturat 2018” ku fitoi vendin e dytë.
Më pas u kthye përsëri në edicionin tjetër të festivalit internacional “Tra La La” në Maqedoni, ku përsëri fitoi “Medaljen e Artë” dhe mirënjohje, por fitoi edhe ftesa për pjesëmarrje në festivalet në shtetin e Italisë dhe Holandës.
Ilda vazhdoi rrugëtimin e saj në shtetin e Ukrainës, ku fitoi vendin e dytë nga të gjitha kategoritë. Në Lituani në festivalin “Kaunas Talent” rrëmbeu çmimin “Paraqitja më e mirë skenike”.
Më pas në festivalin “Eurokids” në Itali ku mori vendet e para në seksionet “Folk, Pop dhe Movie&Classical”.
Sllovenia ishte vendi tjetër, përkatësisht festivali “Gold Microphone” ku fitoi vendin e tretë, më pas mori vendin e parë në “Golden voice Malta”, më pas vendin e dytë “Good Vibes” në Rumani, “Grand Prix” në Armeni, “Medalje argjendi” në Amerikë në “WCOP” etj,
Ilda ka marrë mirënjohje nga zyra e Kryetarit te Komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri për pjesëmarrje në “Xixat e Flakes”.
Përveç përfaqësimeve mbarëkombëtare e internacionale, Ilda numëron edhe disa këngë origjinale të saj si: “Ftëse për Festival, “Barbie Ilda”, “Këngëtare Miss Modele”, “Princess Ilda”, “Shumë Urime” etj.
Ilda duke kënduar:
(Kids of Kosova).