E hënë, 20 Janar, 2025

Ilber Ortayli: “Ti nuk bëhesh intelektual”

- Advertisement1-

Gjendesha në zyrën e profesorit që kisha më së shumti për zemër. Më pyeti:

“Çfarë ke dëshirë të bëhesh në të ardhmen?”

- Advertisement -

“Unë dua të bëhem intelektual” iu përgjigja.

“Prej teje nuk del intelektual” ma ktheu.

Isha befasuar, pas pak me një ton zëri të mërzitur iu drejtova:

“Megjithëse e kam marrë një herë lëndën tuaj, sërish vij e marr pjesë në mësim. Unë jam studenti që lexoj, hulumtoj dhe futem në diskutime më shumë nga të gjithë të tjerët në këtë fakultet…”

“Prej teje nuk del intelektual…”

Isha nervozuar shumë!

- Advertisement -rrrrrrr

“Edhe temat e punimeve të profesorëve, sërish unë ua sugjeroj.”

Profesori u mbështet pas kolltukut dhe duke buzëqeshur shtoi:

“Prej teje del një studiues shumë i mirë, por jo një intelektual. Sa për arsyen, kur unë të thashë se” Prej teje nuk del intelektual”, në vend që të më pyesje se “Përse?”, ti u nervozove dhe u pezmatove. Të shkruarit lidhet me dijen.

Ndërsa intelektualizmi nuk është çështje e dijes por, e të sjellurit. Që një person të dalë intelektual i mirëfilltë, familja e tij duhet të ketë lexuar për tre breza me radhë. Hidhi sytë e shih pjesën e përparme të fakultetit. Është e mbushur me makinat e modeleve të fundit, të gjitha iu përkasin profesorëve. Çdo vit ata ndërrojnë makinat duke marrë modelin më të ri në treg. Vallë, a kanë vërtetë nevojë për diçka të tillë? Përse ata bëjnë një jetë të tillë.

Sepse sado të larta qofshin titujt akademikë të atyre profesorëve, në fakt shpirti i tyre mbetet veçse një fshatar feudal. Ata janë të detyruar të sillen në këtë mënyrë veç për t’iu imponuar të tjerëve titullin që mbartin. Një intelektual i vërtetë kurrë nuk mbart një mentalitet të tillë.

Ndërsa fshatarëve feudalë që hiqen si intelektualë nuk u mjaftojnë as diplomat. Ashtu sikurse edhe paratë…”

(Shkruar nga Prof. Dr. Ilber Ortayli/ Historian- Osmanolog)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...