E enjte, 20 Shkurt, 2025

Iku nga shkolla me lot në sy, nëna e 16-vjeçares: Kush ma vrau vajzën?!

- Advertisement1-

“Po përse u dashkam të jem kaq e veçuar”, kjo ishte fraza e shkëputur në një prej letrave të ditarit të 16-vjeçares në Gjirokastër që i dha fund jetës. E ndjerë e bullizuar dhe e përjashtuar nga shoqëria, ajo nuk mundi që të duronte më. Ndoshta u lodh nga beteja që kishte vendosur të luftonte e vetme, ose ndoshta nuk gjeti mbështetjen që aq shumë kishte nevojë.

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e kësaj të hëne, e ëma e 16-vjeçares me dhimbjen që i lexohet në sy tregon se e bija nuk i kishte shprehur asgjë, përveç faktit që donte të ndryshonte klasën.

- Advertisement -

Ajo thotë se bashkëmoshatarët e saj dhe mësuesit i kanë ardhur në shtëpi pas fatkeqësisë, por ata nuk pranuan asgjë. Sipas Mirela Muçollarit, atë të hënë të zezë që e bija i dha fund jetës, ishte larguar me lot në sy nga ora e mësimit.

Blendi Fevziu: A keni folur më me shkollën zonja Muçollari?

Mirela Muçollari: Ne këto ditë kemi qenë të mbytur nga njerëzit dhe falenderojmë të gjithë qytetarët e Gjirokastrës që na kanë mbështetur. Po këtu kanë ardhur shokët, kanë ardhur mësuesit dhe ata nuk mbajnë përgjegjësi për asgjë, nuk pranojnë asgjë. “Nuk na ka shfaqur asgjë”, thonë ata.

Blendi Fevziu: Pjesa e klasës së vet?

Mirela Muçollari: Po shokët e shoqet, mësueset. Nuk e kuptuam thoshin, që të ketë shfaqur ndonjë gjë. Megjithëse ne na kanë ardhur shumë fjalë që vajza ka ikur duke qarë nga shkolla. Është larguar duke qarë nga shkolla.

Blendi Fevziu: Po nuk e dini shkakun?

- Advertisement -rrrrrrr

Marrë nga TV Klan

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënësit e shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë vizitojnë Qendrën e Karrierës të UP-së

Nxënësit e shkollës "Ismail Qemali" në Prishtinë nën mbikëqyrjen e Këshilltares së Karrierës dhe...

Nga Malvina Lamçe Rista: Të duash apo të mos duash të jesh mësues?!

Të qenit mësues nuk është thjesht një profesion. Është një zgjedhje që shkon përtej...

Vdes Naser Myrtezani, drejtor i shkollës“28 Nëntori” në Bresanë

Ka vdekur Naser Myrtezani, drejtor i shkollës“28 Nëntori” në Bresanë të Dragashit. Pas një sëmundje...

Mësuesja Shkëndije Ademi – shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit në arsimin fillor

Mësuesja Shkëndije Ademi, e cila ka filluar punën e saj në arsim më 01.09.2007,...