E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Ikra Elshani nga Prizreni, nxënëse shembullore dhe shkrimtare e talentuar

- Advertisement1-

Ikra Elshani është nxënëse e shkëlqyeshme e klasës së nëntë në shkollën “Mustafa Bakiu” në Prizren, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

IKRA – NXËNËSE SHEMBULLORE DHE SHKRIMTARE E TALENTUAR

Ikra Elshani është nxënëse e shkëlqyeshme e klasës së nëntë në shkollën tonë. Ajo ndjek mësimin në paralelen turke. Si nxënëse u dalluar në mësime dhe në të gjitha aktivitetet jashtëmësimore. Krahas kësaj, Ikra ka edhe një pasion tjetër – atë të shkrimtares. Shumë herë poezitë e saj janë lexuar në manifestimet e organizuara për nder të datave të rëndësishme të Kosovës dhe të komunitetit turk.

Së fundmi kjo nxënëse shembullore ka promovuar botimin e librave të saj, të cilat janë mirëpritur nga lexuesit, ndërkohë kompletin e botimeve ia dhuroi drejtoreshës së shkollës sonë, znj. Behare Kryeziu.

“Është nder dhe kënaqësi të kemi nxënës siç ishte Ikra – një nxënëse e gjithanshme. Prandaj, e përgëzoj Ikrën për botimin e këtij seti të librave dhe i dëshiroj suksese edhe më shumë në mësime të mëtejme, por edhe në botimin e librave të tjerë. Ndërkohë, e falënderoj për librat e dhuruar, që do të jenë pasuri e bibliotekës sonë”, ka thënë drejtoresha, znj. Behare Kryeziu.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...

Pensionohet arsimtari i lëndës së matematikës, Ali Bytyçi nga Rahoveci

Është pensionuar arsimtari i lëndës së matematikës Ali Bytyçi nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi i...

Pensionohohen mësimdhënësit Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta...