Ikën 8 ditë të muajit shtator, rreth 800 mësimdhënës në Viti ende pa paga

- Advertisement -

800 mësimdhënës në Viti ende nuk e kanë marrë pagën e muajit shtator.

- paragrafi 1 -

Ata më 4 tetor protestuan para Qeverisë së Kosovës me pankartat në duar “Edhe Vitia është Kosovë”, “Duam pagat tona”.

- Advertisement -

Dje për këtë çështje foli ministrii Financave, Hekuran Murati, i cili krejt fajin ia gjuajti Komunës së Vitisë, dhe nuk dha asnje shenjë se kur mësimdhënësit mund t’i marrin pagat e tyre.

Ndërsa ditën e protestes, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti ka treguar se është në mbështetje të mësimdhënësve për pagat e tyre, poashtu edhe ai ka bërë apel Ministrisë së Financave që t’i ekzekutojnë pagat si dhe është shprehur se poashtu është i gatshme që të negucioj nw nivelet qendrore.

Kurse, kryetari SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë poashtu ditën e protestës se arsyeshëm po kërkojnë hapa radikalë.

- Advertisement -

“I lutem që të presin pak. Janë shumë të revoltuar dhe java e ardhshme (kjo javë) mund ta gjejë Vitinë në grevë. Veprime sindikale mund të ketë edhe në komuna të tjera. Punëtorët e arsimit e kanë zërin e tyre që i mbron. I kam dërguar ministrit Murati letër, le t’i zgjidhin çështjet institucionet, t’i procedojnë pagat”, ka thënë Jashari. /AlbanianEducation.net/.