E premte, 22 Nëntor, 2024

Igresa Duka, logopede nga Tirana flet për Kids of Kosova: Këshilla për prindërit, dhe mosha kur duhet t’ dërgojnë fëmijët te logopedi

- Advertisement1-

Jo pak prindër shqetësohen kur fëmijët e tyre vonojonë të flasin, çka ju drejtohen logopedëve.

Media për fëmijë “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) për këtë problematikë ka zhvilluar një intervistë me logopenden e njohur nga Tirana, Igresa Duka.

- Advertisement -

Ajo përmes kësaj interviste tregon se kur prindërit duhet t’i drejtohen logopedit, sa zgjatë koha e terapisë, poashtu jep këshilla se si të parandalohet problemet në të folur te fëmijët, dhe çështje tjera…

Lexoni intervistën e plotë me logopeden, Igresa Duka:

 Një prezantim i juaji, CV e shkurtër, që të ju njohin dhe lexuesit nga Kosova?

Jam Igresa Duka , Logopede dhe terapiste ABA. Kam mbaruar masterin shkencor dhe prej 9 vitesh ushtroj profesionin tim si logopede. Gjatë këtyre viteve kam punuar në institucione të ndryshme dhe prej 7 vitesh zotëroj edhe Klinikën Rehabilituese timen. Gjithashtu jam edhe Trajnuese ne Shoqatën e Psikologëve të Shqipërisë ku zhvilloj trajnime të fushës sime.

Kur prindërit duhet t’i drejtohen logopedit?

Zhvillimi i gjuhës dhe të folurit kalon në disa stade dhe pse femijët nuk janë të njëjtë , në një moshë të caktuar fëmija duhet t’i ketë disa aftësi. Prindërit shpesh bëjnë krahasime me fëmijët e tjerë dhe kjo nuk është dicka që duhet bërë. Por nëse prindi shikon se fëmija nuk ndjek me sy, nuk tregon interes për ambientin, nuk reagon kur i flasin dhe në moshën 14 muaj nuk ka thënë ende fjalën e pare, atëherë duhet të drejtohemi tek logopedi. Në moshën 2-vjeçare fëmija duhet të ketë një fjalorë prej 50 fjalësh. Edhe në rastet kur fëmijët kanë vështirësi në të shprehur, kanë një fjalorë jo të zhvilluar mirë për moshën dhe kanë probleme me artikulimim patjetër prindërit duhet t’i drejtojnë tek logopedi.

- Advertisement -rrrrrrr

Sa është zgjatja e trajtimit  logopedik tek një fëmijë?

Femijet janë të ndryshëm nga njëri tjetri , kanë aftësi dhe kapacitet të ndryshëm edhe kur kanë të njëjtën vështirësi apo diagnoze  koha e trajtimit nuk është e njëjtë. Përsa i përket trajtimit dhe rehabilitimit ne si logoped nuk mund të caktojme një kohë fikse, sepse varet nga mosha kur e nis trajtimin, nga vështirësia apo diagnoza që ka gjithashtu edhe se sa intensiv e bën trajtimin. Nga eksperienca ime, një fëmijë me sordomutizëm i cili bëri Implantin koklear e filloi trajtimin në 4 vjeç, me 3 takime në javë dhe pas 6 vitesh arriti ta përfundonte me rehabilitim të plotë.

Ju si logopede, çfarë i këshilloni prindërit sa i përket stimulimit të komunikimit adekuat për parandalimin e problemeve në të folur?

Prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe vëmendshëm per të parë zhvillimin e fëmijës. Nëse dicka mendojnë se nuk shkon duhet të drejtohen tek specialist. Nuk duhet t’i lënë fëmijët përpara TV apo telefonit sepse këto mjete shkaktojnë vonesa në zhvillimin gjuhësor. Pas 4 vjeç femija mund të shoh me një minutazh të përcaktuar nga prindi ndonjë program të preferuar.  Duhet t’i ofrojnë fëmijës një ambient të ngrohtë dhe stimulues dhe duhet t’i japin hapësirë dhe kohë fëmijës të shprehet. Fëmijët duhet të luajnë sepse duke luajtur fitojnë aftësi dhe zhvillohen.

Fëmijët që kanë pasur një ambient  jostimulues  zakonisht nuk kanë fjalor të pasur apo një zhvillim të mirë gjuhësor !

  1. Për fund, kur duhet të nisë fëmija të lexojë?

Leximi duhet të nis në moshën 4-5 vjeçare ! Por fëmija duhet të prezantohet që në moshë të hershme me librat. Në fillim ai i prek , i shfleton, identifikon objekte dhe figura dhe duke i lexuar një person i rritur fëmija zgjeron fjalorin. Ndërsa në moshën 4-5 vjeçare fëmija pasi njeh shkronjat fillon të lexoj në fillim rrokje e pastaj fjalë të thjeshta e më vonë edhe fjali. Nuk duhet që në 3 vjeç prindërit të nxisin fëmijët për të lexuar edhe pse ndodh që ka fëmijë që lexojnë edhe në moshë të tillë. Çdo aftësi ka kohën e duhur dhe duhet nxitur fëmija në momentin e përshtatshëm. /Kids of Kosova/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Çifti nga Kosova diplomojnë bashkë në Universitetin e Vjenës

Vazhdojnë histori suksesi të studentëve kosovarë në universitete prestigjioze në botë. Çifti nga Kosova diplomojnë...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar, prindërit me lot në sy protestojnë te shkolla “Fan Noli”

Ka nisur protesta e paralajmëruar pas vrasjes të 14-vjeçarit Martin.C nga bashkëmoshatari i tij...

Nga Ilmi Tahiri: Në fërfëllëzë dhe dëborë, kështu punoja për kombin tonë

Mua më ndoqën vite stinorë Fërfëllizë dhe dëborë, na ndoqi rrugës për në shkollë, të ngrira këmbë...

Edukatorja Abetare Muhadri realizon murale të bukura në shkollën “Shaban Golaj” në Lipovec të Gjakovës

Abetare Muhadri, edukatore në shkollën "Shaban Golaj" në Lipovec të Gjakovës ka realizuar me...